Konfindustria: kërkohet Ent Rregullator Karburantesh, jo ky Bord Administrimi - Business Magazine Albania

Konfindustria: kërkohet Ent Rregullator Karburantesh, jo ky Bord Administrimi

Konfindustria

Konfindustria vlerëson si hap të parë pozitiv, por të pamjaftueshëm krijimin e Bordit të Administrimit të Çmimit të Karburanteve. Në një njoftim pvr media, Konfindustria njoftoj se, ndërtimi i Bordit ishte pranim i pjesshëm i pikës së parë në listën prej 11 kërkesash të Konfindustrisë drejtuar Kryeministrit Z. Rama në datën 10 ars 2022 për krizën e karburanteve.

Vendimi ka njohur zyrtarisht praninë e grupimeve kartel në sektorin e karburanteve dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes rregullatore të shtetit kundër spekullimeve shkatërruese në vlera qindra milionë euro në dëm të biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

Konfindustria kërkon ndryshimin thelbësor të mënyrës së ndërtimit dhe funksionimit të tashëm të Bordit të Administrimit.

Lexo: 7 pikat e ndërhyrjes nga Paketa e Qeverisë për Rezistencën Sociale

Së pari, kërkohet ndërtimi sipas modelit të një Enti Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo vetëm i përkohshëm në raste krizash. Tregu i karburanteve me qarkullim vjetor me mbi 1,5 miliardë $/vit është pothuaj 2,5 herë më i madh se tregu energjisë elektrike dhe mbi 5 herë më i madh, se tregu i telekomunikacionit, që kanë ente rregullatore.

Së dyti, sipas Konfindustrisë, prania në bord e përfaqësuesve të kompanive, që duhet të jenë subjekt i kontrollit për spekullime në treg, është e paarsyeshme dhe përbën përplasje e pastër interesi. Sa më sipër u shfaq edhe në vendimin e parë të Bordit për çmimin e naftës në 217 lekë/litër të vlefshëm deri në datën 15 mars 2022. Mbështetur në të dhënat krahësimore të bursave ndërkombëtare cmimi i naftës duhet të ishte nën vlerën e 200 lekë/litër. Edhe pas vendimit të Bordit Shqipëria ka çmimet më të larta në Rajon përkatësisht 40-50 lekë/litër më shumë se Kosova dhe Maqedonia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0