7 pikat e ndërhyrjes nga Paketa e Qeverisë për Rezistencën Sociale - Business Magazine Albania

7 pikat e ndërhyrjes nga Paketa e Qeverisë për Rezistencën Sociale

Rezistencë Sociale

Protestat e pandalura kanë nxitur një ndërhyrje të pjesshme të qeverisë në rregullimin e tregut dhe amortizimin e çmimeve. Në daljet e fundit publike, përfshirë takimet me biznesin, Kryeministri Rama ka theksuar se buxheti i shtetit po mban një kosto të lartë të blerjes së energjisë. Gjatë takimit në një prej fabrikave të prodhimit të brumit, ai tha se çmimi i energjisë do të rritej me 7 herë, nëse nuk do të amortizohej nga buxheti.

Prej pak ditësh ndërkohë, çmimi i naftës është fiksuar në 217 lekë/litër. Rritja e theksuar e çmimit të naftës nxori në shesh mijëra qytetarë, ndërsa kryeministri prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale. Më poshtë gjeni 7 pikat e ndërhyrjes.

1- Financim 3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës të 673.542 pensionistëve.

2. Për 434 mijë përfitues, qeveria do të kompensojë me lekë në dorë, rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të përllogaritur përpara goditjes është 25 mijë lekë të vjetra plus.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen çmimeve të shportës, për:

-pensionsitët që marrin më pak sesa gjysma e pagës  minimale,

-pensionistët e invaliditetit,

-pensionistët që jetojnë vetëm, (në kuptimin individualisht apo në çift)

-Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.

Lexo: Çmimet rekord të gazit mund të jenë këtu për të qëndruar – ja sa mund t’ju kushtojë këtë verë

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, (total 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD), me një shtesë plus prej 5 milionë USD, e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do mbështesë shqiptarët që përdorin linja urbane qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit, qoftë kur hipën në autobus brenda qytetit, apo për të shkuar nga një qytet në tjetrin.

5 – Do të sjellë 2 muaj përpara, futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si dhe uljen e taksës mbi pagat nga 1,5 deri në 2 milionë lekë të vjetra.

6- Përshpejton dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7- Qeveria vendos menjëherë të shtojë 20 miliardë lekë të tjera, 200 milionë dollarë, në financimin e mburojës së çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0