Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thekson se mbështet nismën ligjore për vendosjen e sistemit të faturimit elektronik për bizneset.
Por, për Konfindustrinë është i pa pranueshëm, është afati i shkurtër kohor lënë në dispozicion.
“Afati i fillimit të zbatimit të tij të parashikuar në 1 janar të vitit 2020, është i pamjaftueshëm për të garantuar sukses. Bizneseve u duhet dhënë mundësia, që përveç kohës së detyrueshme për ripërshtatjen me sistemin e ri të faturimit elektronik, të njohin paraprakisht në mënyrë të hollësishme sistemin. Përvoja e mëparshme me vendet demokratike kanë treguar se hyrja në fuqi e ligjit nuk mund të jetë më pak sesa 1 vit afat kohor nga miratimi. Në rast të kundërt, përvec vënies në dyshim të suksesit të shpresuar, nisma ligjore prek drejtpërdrejt seriozitetin e shtetit shqiptar para investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare në afatgjatë”.
Lexo: Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave ekonomike në vend
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto