Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave ekonomike në vend

Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave ekonomike në vend


Konfindustria vlerëson se, raporti i fundit i misionit të monitorimit të FMN duhet të shërbejë si  sinjal për vendimarrjen politike për të ndryshuar në mënyrë thelbësore politikat ekonomike, financiare dhe fiskale të deritashme.  Përfundimet e raportit të muajit maj 2019 të misionit të FMN mund të lexohen edhe si një lëvizje taktike e mëparshme e FMN.

Lëvizje, sipas Konfindustrisë, të ngjashme me qëndrimin e mbajtur ndaj skemave piramidale të viteve 1996-1997, për t’i lënë gjithë përgjegjësinë e mungesës së efektivitetit të deritanishëm të politikave fiskale dhe ekonomike vetëm Qeverisë së Shqipërisë në përpjekje për të shmangur pjesën dhe rolin e saj.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku thotë se, “konfindustria vlerëson, se të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2019, tregojnë për vazhdimin e rezultateve të dobëta financiare dhe vijimin e problemeve të vitit të kaluar”.

Sipas Konfindustrisë, “niveli i lartë i borxhit publik prej të paktën 70% të PPB, mbi 120 milionë euro detyrime të TVSH të pakthyer biznesit deri në fund të 3 mujorit të parë 2019, rënia e ndjeshme me 15-20 pikë e parashikimit të rritjes ekonomike, ulja e ndjeshme e të ardhuarave nga TVSH, vazhdimësia e kreditimit të biznesit në nivelet më të ulta historike, rritja e ndjeshme e pranisë së kreditimit informal/fajde, tregojnë për performancë të ulët fiskale jo sezonale, por me rrënjë të thella strukturore të ekonomisë kombëtare si dhe politika fiskale, financare dhe ekonomike jo të duhura në shumicën e tyre”.

Lexo:  Gjobë nëse nuk paguan siguracionin. Konfindustria kërkon të mos miratohet ligji

Sipas konfindustrisë kanë ndodhur disa zhvillime negative vitet e fundit që e kanë përkeqësuar më tej situatën si: lejimi i rritjes së menjëhershme të borxhit publik të vendit me pothuaj 10% të PPB si pasojë e huamarrjes të mbi 1.3 miliardë euro në 5-6 vitet në vazhdim të marrëveshjes e pa shoqëruar me një program të qartë të reformave strukturore ekonomike, është pergjegjësi e drejtpërdrejtë e FMN. Gjithashtu, mungesa e qartësisë së drejtimit të shpenzimeve buxhetore, rritja e barrës fiskale, kalimi i menjëhershëm dhe i pastudiuar nga politika e tatimit të “sheshtë” në përpjestimor, rritja e taksave për karburantin, energjisë, thellimi i skajshëm i politikave koncesionare pa garë dhe PPP, ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale për biznesin në përgjithësi dhe biznesin e vogël në vecanti, prishja e uniformitetit të fiskalitetit për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, janë anashkaluar në vite nga misionet dhe përfaqësuesit e FMN në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0