Konferencë mbi Vlerën e Pronës në Tiranë, 2022 - Business Magazine Albania

Konferencë mbi Vlerën e Pronës në Tiranë, 2022

Pronë

Çfarë do të thotë për një qytetar të Tiranës pasja e një pasurie të paluajtshme në vitin 2022?

Vlera e pronës në Kryeqytet, ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, duke i dhënë pronarit të saj një perspektivë të pronës së një kryeqyteti evropian dhe investimi në pasuritë e paluajtshme është një trend në rritje dhe fitimprurës.

Shumica e qytetarëve, janë ende të prirur për të investuar brenda unazës së madhe të Tiranës, për shkak të fleksibilitetit, lëvizshmërisë dhe aksesueshmërisë që ofron qyteti gjithmonë e më shumë.

Rritja e cilësisë së ndërtimit, shtimi i hapësirave të gjelbërta dhe hapësirave të përbashkëta, aksesueshmëria në facilitete, shkolla dhe parqe, interesi në rritje i investitorëve të huaj kanë sjellë dhe rritjen e vlerës së një prone rezidenciale apo komerciale në Tiranë.

Sigurisht, ndikim kanë pasur dhe faktorë të tjerë ekonomikë.

Si ka ndikuar kjo për jetesën dhe zhvillimin demografik dhe ekonomik në Kryeqytet?

Sa më sipër, do të trajtohet në Konferencën e parë mbi Vlerën e Pronës në Tiranë, që organizohet nga Oz Marketing dhe Bashkia Tiranë, më 15 dhjetor, ora 10:00 në Hotel Plaza. Kjo konferencë do të mbledhë aktorët dhe faktorët kryesorë të industrisë imobiliare dhe zhvillimit Urban në Kryeqytet për të diskutuar rreth vlerës së pronës në Tiranë dhe ndryshimit të strukturës së Kryeqytetit në një Metropol global.

Lexo: Tregu imobiliar në Shqipëri ka nevojë të standardizohet. Flet Gjin Gjoka, Billion G&G Group

Më shumë rreth konferencës:

Në këtë konferencë faktorët kryesorë të përfshirë në zhvillimin urban dhe demografik të kryeqytetit do flasin se si ka ndodhur rritja e vlerës së pronës dhe çfarë do të thotë kjo për pronarin kryeqytetas. Zhvillimi urban ka shkuar paralelisht me rritjen e vlerës dhe cilësisë së pronës duke përmirësuar kështu statusin ekonomik dhe social të pronarit të pasurisë së paluajtshme në Kryeqytet. Si po ndikojnë gjigandët e ndërtimit në strukturimin e një industrie ndërtimi të bazuar në ekonominë e qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit?

Sa më sipër do trajtohet në disa panele.

Paneli i parë do sjellë disa kompani misioni dhe vizioni i të cilave përputhet me misionin dhe vizionin  e zhvillimit të qëndrueshëm të Kryeqytetit.

Panelistë në panelin e parë do të jenë përfaqësues nga Century 21 Albania, franchise më i madh në botë dhe një nga rrjetet e industrisë imobiliare më me peshë në vend do trajtojë interesin e investitorëve të huaj për investime imobiliare në Tiranë. Çfarë ka krijuar interes për ta dhe ku janë të fokusuar më tepër në investime rezidenciale apo komerciale?
Përfaqësues nga Century 21 CPM, një nga grupet më të suksesshme të rrjetit C21 në Shqipëri, CPM do flasë për Inovacionin dhe Standardin e ri që po sjellin ndërtesat shumë katëshe në Tiranë duke ndryshuar tërësisht konceptin e pasurisë së paluajtshme dhe rikonceptimin e investimit si dhe impaktin në stilin e jetës dhe ekonomi.

Gjithashtu, kompania Titan, Antea Cement, do fokusohet rreth çeshtjeve si e ardhmja e industrisë së ndërtimit dhe zhvillimi drejt një ekonomie të qëndrueshme, ndërtimi dhe zhvillimi urban kërkojnë vazhdimisht aktorë që e kuptojnë rëndësinë e ekosistemit dhe balancimit të dëmit. Titan është një kompani që punon duke investuar në krijimin e këtyre balancave, duke mbrojtur ambientin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Paneli i dytë do sjellë bashkë disa nga përfaqësuesit kryesorë të ndërtimin në vend.

Kompanitë e ndërtimit kanë një përqasje më të afërt në faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë dhe vlerës së pronës. Ata do diskutojnë se në çfarë përmasash është zhvilluar kjo industri dhe si ka evoluar kërkesa dhe nevoja për hapësira dhe ndërtime më cilësore.

Edil Al do flasë për zhvillimin e industrisë së ndërtimit, trendet dhe cilësia në vitet e fundit. Si po zhvillohet Tirana dhe vjera e shtuar e ndërtimeve të reja.

Orion do të trajtojë komplekset rezidenciale brenda unazës së madhe të Tiranës dhe rritjen e nevojës për hapësira cilësore të përbashkëta.

Alumil do të  tregojë se si ndërtesat e larta në Tiranë kanë arkitekturë dhe teknologji ndërtimi të krahasueshme me metropolet më të rëndësishme botërore.

Paneli i tretë do moderohet nga Matilda Pano dhe përbëhet nga Arkitektë dhe Studio Projektimi, të cilët do sjellin ekspertizën e tyre në lidhje me ndërthurjen e ndërtimeve të reja dhe të vjetra, minimizimin e dëmit për ndërtesat pa kriter në vitet 90 dhe si po planifikohet e ardhmja e Tiranës. Forma që po merr qyteti, avantazhet dhe disavantazhet që parashikohen.

Në mbyllje të Konferencës do jetë i ftuar Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, i cili do ndajë planet e Bashkisë Tiranë,

Tirana është një qytet ende i vogël, i cili brenda strukturës së vet urbane ka mundësi për lëvizshmëri të lehtë në këmbë ose me biçikleta. Bashkia e Tiranës ka krijuar hapësira të rehatshme për lëvizje pa automjete. Të jetosh sot në Tiranë, do të thotë të marrësh maksimumin nga një qytet i aksesueshëm për këdo dhe me 300 ditë të vitit me diell, duke e bërë shumë të preferueshëm edhe nga turistët dhe digital nomads në ditët e sotme.

Jeni të ftuar më këtë konferencë që mbahet me datë 15 dhjetor 2022, ora 10:00, tek Hotel Plaza Queen Geraldine, Kati 2.

Regjistrohu këtu për të qenë pjesëmarrës në konferencë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0