Konferenca vjetore F8 e Facebook: Cilat janë risitë që do të sjellë kompania? - Business Magazine Albania

Konferenca vjetore F8 e Facebook: Cilat janë risitë që do të sjellë kompania?


Konferenca vjetore e Facebook, F8 u zhvillua në datat 18 dhe 19 Prill 2017 dhe kompania ndau vizionin e saj për të ardhmen e VR (realiteti virtual), imazhet 360°, robotët në Messenger dhe më shumë.

Në konferencën F8 të këtij viti, Zuckerberg tregoi planin ambicioz të kompanisë 10 vjeçare, e cila u zbulua së pari në vitin 2016.

Mark Zuckerberg dëshiron të largojë të gjitha ekranet nga jeta juaj me syze të posaçme.

Nëse CEO i Facebook, Mark Zuckerberg do ndjek këtë rrugë, ju nuk do të blini më kurrë një pajisje me ekran.

Në vend të kësaj, ju do të përdorni një palë syze zmadhuese për të parë realitetin apo edhe lente kontakti në të ardhmen në mënyrë që të vendosni përmbajtje dixhitale në krye të çdo sipërfaqe.

konferenca-vjetore-f8-e-facebook-cilat-jane-risite-qe-do-te-sjelle-kompania-business-mag

Në një nga fjalimet kryesore në konferencën vjetore F8 Facebook, Zuckerberg tha se ndërsa kompania është duke përqëndruar përpjekjet e saj të AR në kamerën dhe ekranin e smartphone-it, objektivi përfundimtar është që të ketë vetëm një pajisje që i sundon të gjithë.

“Ne të gjithë duam syze ose lente kontakti të cilat duken dhe ndihen normale, por le të vendosim të gjitha llojet e informacionit dhe objektet dixhitale në krye të botës reale.”

Për të qenë më të qartë, Zuckerberg nuk po thotë që Facebook është duke ndërtuar një palë syze ose kontakte menjëherë pasi ajo do kohë që të realizohet. Facebook nuk është e vetmja kompani që po eksploron syzet AR. Apple, Google, Microsoft, Snap dhe startup-i Magic Leap janë të përqendruar që të gjithë në zhvillimin e produkteve të ngjashme.

Por të gjithë kanë të njëjtin qëllim: të eliminojnë ekranet nga jeta juaj dhe t’iu jap një pajisje për të parë çdo gjë.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0