Në kuadër të presidencës gjermane të OSBE-së, nën kujdesin e ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, u zhvillua sot në Berlin konferenca ndërkombëtare me temë “Konektiviteti për Tregtinë dhe Investimet”.
E pranishme në këtë takim, bashkë me homologë të vendeve të rajonit, ministrja shqiptare e Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se, angazhimet e ndërmarra nga qeveritë për një bashkëpunim më të konsoliduar është koha të kthehen në realitet.
“Liderët e vendeve tona janë dakordësuar për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rajonit dhe për më shumë bashkëpunim ekonomik. Është koha për t’i kthyer këto premtime në iniciativa konkrete për të mirën e qytetarëve tanë, për më shumë mundësi e njëkohësisht shkëmbime tregtare, të cilat si pasojë do të sjellin shtimin e bizneseve dhe investimeve”, deklaroi Ekonomi.
Ministrja shprehu vendosmërinë e palës shqiptare për zbatimin e plotë të të gjitha masave të vendosura në Samitin e Vjenës, ku përfshihen projekte në energji dhe infrastrukturë, me qëllim finalizimin e tyre deri në 2016-n.
“Shprehim mirënjohje për ndihmën e dhënë Shqipërisë në Samitin e Vjenës për Rrjetin e Interkonjeksionit me Maqedoninë”, theksoi Ekonomi, e cila më tej e vuri theksin tek ajo se si duhet të jetë e ardhmja e rajonit.
“Ne e shohim të ardhmen e bashkëpunimit të ri rajonal duke investuar gradualisht për qasjen ndaj të pasurit nga një zonë e lirë tregtare në atë të një rajoni të lirë”, tha Ekonomi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.