Komunitet brenda kompanisë, risia e idesë së Arbëreshit Carlo Pellicano - Business Magazine Albania

Komunitet brenda kompanisë, risia e idesë së Arbëreshit Carlo Pellicano

Eventi ‘Komunikimi në letërsi’ në ambientet e librarisë ‘Tirana Times’ u karakterizua nga pjesëmarrja e gjerë e të rinjve, duke treguar një interes të lartë për letërsinë. Diskutimet u përqendruan rreth procesit krijues, sfidave të përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj dhe eksperiencave personale të autorëve. Shkrimtarja Diana Çuli theksoi se një nga sfidat kryesore për shkrimtarët është të jenë të lexuar dhe të përkthehen në gjuhë të huaj. Megjithatë, ajo vuri në dukje interesin e Italisë për të përkthyer letërsinë shqipe dhe përvojën e saj të përkthimit.

Në këtë event, Carlo Pellicano, mësues i gjuhës italiane pranë ‘Assist Digital’, theksoi rëndësinë e komunikimit në letërsi dhe nxitjen e eventeve letrare si një mënyrë për të zgjeruar dijen dhe për të nxitur interesin për letërsinë.  Eventi shënoi një interes në rritje për të përkthyer letërsinë shqipe në gjuhë të huaj, ndërsa organizatorët u zotuan të vazhdojnë me evente të tilla për të zhvilluar komunitetin dhe për të nxitur letërsinë brenda “komunitetit”. Pellicano theksoi se letërsia ndihmon në ndërtimin e një komuniteti të fortë.

A mund të na tregoni disa detaje rreth eventit?

Ky është eventi i dytë që ne si grup i ‘Assist Digital’
organizojmë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit patëm fatin të kishim autorë të njohur të letërsisë shqipe. Objekti ishte të flisnim mbi komunikimin në letërsi. Autorët që ishin të ftuar na dhanë shumë spunto për të biseduar edhe më gjatë. Përmes letërsise lexuesi po zbulon një Shqipëri tjetër. Ne kemi dëshirë të njohim Shqipërinë reale.

Ju diskutuat gjatë për procesin e përkthimit, a janë bërë përkthime dinjitoze për librat shqip?

Si lexues ka ndodhur që kam hasur përkthime shumë të mira. Kam lexuar libra të shkruar në shqip dhe të përkthyer në gjuhën italiane, të cilat janë punë të shkëlqyera dhe shëmbulli më konkret janë librat e shkrimtarit Ismail Kadare. Libri i parë që kam lexuar të përkthyer ka qenë libri ‘Kështjella’ i këtij autori dhe më ka dhënë një emocion të veçantë.

A ka ardhur në rritje interesi për t’u përkthyer letërsia shqipe në gjuhë të huaj?
Mendoj se po. Nga viti në vit kemi kuptuar që jemi duke u rritur dhe zgjeruar.

Cili është qëllimi i këtyre eventeve që po organizoni dhe a do të vijojnë?

Po patjetër që do të vijojnë sepse ne besojmë tek puna dhe pas pune kemi inspiruar nje model shumë të veçantë që është ‘komuniteti i kompanise’. Jo çdo gjë lidhet me punën ne mund të bëjmë gjëra të veçanta edhe brenda një kompanie. Përshembull mund të ketë një librari brenda një kompanie. Letërsia e zhvillon një komunitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0