Komunikimi cilësor, kyç po aq sa investimi në biznes - Business Magazine Albania

Komunikimi cilësor, kyç po aq sa investimi në biznes


Pandemia dhe të gjitha masat e marra për t’u mbrojtur prej saj, kanë nxjerrë në pah nevojën për një komunikim cilësor. Në kushte pasigurie për shëndetin, apo vendimesh të menjëhershme nga qeveria për mbylljen e shumë aktivitete dhe qarkullimin e njerëzve, tensioni ishte i lartë që në ditët e para të Covid. Ai vazhdon të jetë edhe sot, kur një pjesë e mirë bizneseve dhe qarkullimit nuk është hapur, ndërsa sipërmarrjet që kanë nisur aktivitetin duhet të përballem me rregulla të forta mbrojtjeje. Pak ditë më pare isha e ftuar në Webinarin e zhvilluar nga Albacademy, ku krahas një panorame për komunikimin pata një komunikim me audiencën lidhur me sfidat e biznesit në komunikim.

Sot komunikimi është multitasking. Sapo u identifikuan të infektuarit e parë shumë prej sipërmarrësve iu desh të angazhojnë punonjësit nga shtëpia, ose t’i pushonin nga puna. Në kushtet e një ndryshimi drastik, kompanitë reaguan menjëherë. Në këtë pikë është e nevojshme të kuptohet situata për t’u komunikuar më tej te punonjësit, klientët, partnerët në biznes dhe familjarët. Kur të gjitha këto biseda duhet të bëhen në një moment të pazakontë, pasiguria është e madhe dhe pikëpyetjet janë të mëdha. Nuk e njohim plotësisht të nesërmen dhe nuk e dimë si do të veprojmë.

Ndaj duhet të kuptojmë si po flasim fillimisht me veten tonë, për të vijuar më tej me punonjësit, klientët, familjen. Komunikimi lidhet me gjendjen emocionale dhe reagimet mund të jenë të forta sidomos kur kompanitë nuk janë në gjendje të mirë financiare.

Pas vlerësimit të situatës dhe vendimit për të vepruar, nevojitet të kalohet direkt në komunikim. Në lidhje me Qendrën që menaxhoj më është dashur të komunikoj më stafin, me grupe të ndryshme prindërish: ata të programit pas shkolle dhe të kurseve. Falë teknologjisë kemi nisur komunikimin me ta menjëherë pas vendimit për të mbyllur qendrën. Përsa i përket Businessmag puna ka kaluar në distancë.

Sfidat e komunikimit po prekin këdo. Prindërit, që duhet të punojnë nga shtëpia dhe njëkohësisht menaxhojnë detyrat e fëmijëve, janë disa prej atyre që po bëjnë një komunikim multitasking. Telefoni bie për punë, mësuesit shkruajnë për detyrat e fëmijëve, etj. Është e lehtë të thuash se duhet tolerancë në momente që na vënë në provë. Komunikimi cilësor në këto raste varet shumë nga përgatitja jonë e mëparshme për të përballuar sitata komplekse. Komunikimi dhe kujdesi për familjarët është i rëndësishëm gjatë kësaj krize shëndetësore. Nevojitet durim dhe tolerancë. Familja, e cila mund të duket burim stresi (kur flasim për detyrat e fëmijëve apo shpenzimet familjare), është edhe burim gëzimi. Komunikimi, koha dhe punët së bashku janë një moment relaksi.

Ndër komunikimet më të vështira në këtë periudhë kanë qenë ato me punonjësit dhe kontraktorët. Sipërmarrësit duhej të komunikonin shkurtime të pagave, shkurtime të orareve të punës apo edhe pushime nga puna. Përvoja e kompanive shqiptare ka ndihmuar shumë kompani ta përballojnë mirë këtë, pasi sipërmarrjet vinin edhe nga situata të tjera të vështira si krizat e viteve 1997 dhe 2008”. Empatia ka mbizotëruar në këtë situatë.

Disa forma efektive komunikimi sot?

Nëse merret një vendim për të pushuar njerëz nga puna ose për t’i reduktuar orarin e punës është mirë të lidhemi përmes një videocall. Nëse keni në plan të pushoni edhe drejtorin e burimeve njerëzore, mos e vini atë që të pushojë punonjësit. Sipërmarrësit nevojitet të cilësojnë arsyen e pushimit. Nëse punonjësi nuk ka pasur një performancë të mirë më parë, apo ndonjë argument tjetër, nuk vlen të përmendet sot.

Pse merr rëndësi komunikimi i pushimeve nga puna? Një anketë e shoqatës së prodhuesve nxori në pah se 70% e kompanive kishin në plan të pushonin nga puna 70-90% të punonjësve. Flasim për më shumë se 90 kompani të mëdha. 10% e tyre planifikonin gjatë Marsit se do të mbyllnin tërësisht aktivitetin. Ndërkohë, ministria e Financave ka deklaruar që numri i të papunëve është 50-60 mijë.

Në kushte të pazakonta ndryshon edhe strategjia e komunikimit të kompanisë.

Një studim i kompanisë britanike të komunikimit, Kantar, tregon se 70% e kompanive nuk duhet të shfrytëzojnë krizën shëndetësore për t’u promovuar. Por, vetëm 8% mendojnë se kompanitë do të presin  tërësisht reklamat. Nuk duhet të flemë dhe të heshtim. Por, nevojitet më shumë kujdes.

Lexo: Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese

Ja disa rregulla bazë për të komunikuar.

Mos e shuaj tërësisht komunikimin. Duhen gjetur tema të lidhura me situatën aktuale kur shumë kompani janë solidarizuar. New Media Communications dhe Businessmag kanë qenë të vëmendshme për të ndarë informacione të dobishme me audiencën rreth sigurisë së shëndetit, kujdesit për higjenën.

Nuk duhet të jemi formalë në komunikim. Është mirë që disa zakone të mira që krijojmë tani të mund t’i mbajmë më vonë. Është mirë të interesohesh për tjetrin dhe kjo situatë tregoi se shëndeti është parësor. Edhe komunikimi me email nevojitet të mos jetë formal.

Sipas studimit të Kantar, 75% e klientëve kanë nevojë të dinë si po reagojnë markat në këtë periudhë. 80% e tyre interesohen që kompanitë të kujdesen për punonjësit. Është mirë të komunikohet sa më shpejt që merret vendimi. Komuniko qëndrimin tënd shpejt, qartë dhe merr feedback.

Në këtë periudhë ka pasur prodhim përmbajte dhe një vëmendje më të madhe tek mediat sociale, Profesionisti duhet të jetë empatik në prodhimin e përmbajtjes dhe të mos shpërndajë informacione të të tjerëve. Mesazhet nevojitet të jenë autentike dhe të vijnë nga brenda, në mënyrë që të na përfaqësojnë.

Nevojitet të jemi të vëmendshëm ndaj pandemisë përmes këshillave specifike lidhur me situatën, por edhe për kompaninë apo produkte të tjera të reja. Ka media ndërkombëtare, por edhe në vend, siç është Businessmag, që u kushtojnë vëmendje historive të suksesit, personazheve, dhe temave të tjera jo Covid. Mediaset bëri të ditur se pavarësisht dhimbjes se madhe që Italia po kalonte, ka vendosur të transmetojë disa emisione argëtuese. Koronavirus është tema kryesore, por jo tema e vetme. Ne mund të komunikojmë risi, apo zhvillime që po ndodhin.

Lexo: E ardhmja është rozë – Suksesi i grave mes një rrugëtimi të mundimshëm

Risitë kanë qenë të shumta në fushën e biznesit. Kohët e fundit janë krijuar shumë platforma dhe shërbime online. Janë përshpejtuar projekte që ishin në planet e sipërmarrjeve. Dhe të gjitha këto histori janë me interes, ashtu si edhe fakti si po mbijeton një kompani. Këto janë lajme të mira, që mund t’i komunikojmë ashtu si nuk do të ishte mirë të komunikohen histori suksesi bazuar në situatën aktuale.

Në mediat sociale dhe në website, kompania duhet të tregojë nëse është duke zhvilluar aktivitet.

Kallz, kemi informuar prindërit dhe fëmijët për mbylljen e aktivitetit, por më tej në website dhe mediat sociale kemi ndarë artikuj rreth librave që mund të lexojnë fëmijët, artikuj rreth aktiviteteve që mund të zhvillojnë, etj.

Fushatatat e marketingut. Shumë fushata mund të kenë rënë dhe kanë dalë jashtë kontekstit. Nëse keni një produkt të ri për të prezantuar, i cili nuk ka të bëjë me situatën Covid, shtyjeni për një moment tjetër. Nëse jeni në mes të një fushate bamirësie, ajo mund të ndryshojë fokus.

Ji kreativ. Kjo është periudhë për të qenë kreativë, për të sjellë produkte të reja, e ndërmarrë hapa që ishin në plan dhe kompanitë shqiptare ishin dinamike në këtë drejtim.

Sipërmarrjet nevojitet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit, aq sa një pjesë të  shpenzimeve të marketingut t’i kalojnë në komunikim.

Ajo çfarë na ndihmon të kemi një komunikim të gjithanshëm është empatia, komunikimi i thjeshtë dhe të qenit vetvetja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0