Kompanitë shqiptare, pjesë e panairit më të rëndësishëm në Francë - Business Magazine Albania

Kompanitë shqiptare, pjesë e panairit më të rëndësishëm në Francë


Zhvillohet në datat 18-21 qershor 2017 panairi i “Vinexpo Bordeaux”, i cili do të presë një numër të madh prodhuesish të verës dhe blerës nga e gjithë bota. Ky është panairi më i rëndësishëm për promovimin e verës, i cili zhvillohet në një nga qytetet më të famshme për prodhimin e saj në Francë.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë panair me dy kompani: Kantina e Verës Arbri dhe Kantina Çobo, falë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si një nga mbështetësit e produkteve të suksesshme “Made in Albania”.

Ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes bizneseve, do të krijojë mundësi për gjetje të tregjeve të reja për eksport dhe rizbuluar botën e rritjes së verës. Panairi do të shërbejë si katalizator për biznesin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 2300 ekspozuesve dhe 45000 vizitorëve tregtarë nga 150 shtete, duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme të biznesit.

burimi: aida

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0