Hiqet taksa e qumështit pluhur që importohet

Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht!

hiqet taksta e qumështit pluhur të importuar

Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që është përdorur, në etiketën e produktit final, që ka marrë miratimin edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Subjektet e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe subjektet e prodhimit të produkteve ushqimore të ambalazhuara, të cilat  kanë në përbërje të tyre qumësht pluhur të  klasifikuar në kodet 0402 10 19 dhe 0402 21 18 të  NKM – së, hirrë qumështi të klasifikuar në kreun  0404 10 të NKM -së dhe krem qumështi të klasifikuar në kreun 0402 të NKM -së, përjashtohen  nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës  për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi vetëm për sasinë e importuar, për qëllim prodhimi,  në përputhje me etiketën e produktit të miratuar  nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku evidentohet sasia në përqindje të këtyre  produkteve, që janë trupëzuar në produktin përfundimtar.

Lexo edhe: AKU dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore: po bëjmë kontrollet e nevojshme ushqimore në treg

Në rast të përdorimit të qumështit pluhur, hirrës së qumështit dhe krem qumështit, jo për qëllimet e veta dhe me destinacion të ndryshëm nga ai për të cilin përfitohet përjashtimi sipas kësaj pike,  subjektet e përpunimit dhe prodhimit të këtyre  produkteve detyrohen të paguajnë të gjithë vlerën e taksës për të cilën kanë përfituar përjashtimin” evidentohet në ndryshimin ligjor që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimi ligjor parashikon se për qëllime të zbatimit të kësaj pike, autoritetet tatimore do të kryejnë kontrolle periodike.

Kriteret, kushtet dhe procedurat e përjashtimit, si dhe periodiciteti i kontrollit, sipas kësaj pike, do të përcaktohen udhëzim  të  përbashkët  të  ministrit  përgjegjës  për financat   dhe   ministrit   përgjegjës   për   kontrollin ushqimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0