Kompania prodhuese e këpucëve në Shqipëri ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’u përshtatur koronavirusit - Business Magazine Albania

Kompania prodhuese e këpucëve në Shqipëri ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’u përshtatur koronavirusit

BERZH, Italia dhe BE ndihmojnë EFA Solution për të përmirësuar procedurat menaxheriale  Të mendoje se çfarë të vishje gjatë kohës së karantinës ishte një gjë që nuk përfshihej në prioritetet e njerëzve. Si pasojë, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësoi një goditje në mbarë botën.

Shqipëria nuk bën përjashtim. Me ekonominë që mbështetet shumë tek eksportet e veshjeve dhe këpucëve drejt bizneseve Italiane të modës, ndikimi i pandemisë së koronavirusit ka të ngjarë të jetë i konsiderueshëm në ekonominë e vendit. Sipas Reuters, prodhimi i veshjeve dhe këpucëve për klientët e huaj siguron vende pune për rreth 70,000 njerëz dhe mbulon deri në 42 përqind të eksporteve të vendit.

Tek EFA Solution dhe kompania e saj simotër ProDyn Albania, baza e qëndrueshme e klientëve dhe shërbimi i sigurtë i ka ndihmuar ata të qëndrojnë të fortë gjatë krizës. Me mbështetjen e BERZH, Italisë dhe Bashkimit Evropian (BE), kompania kishte ndërtuar themele të forta dhe sisteme efiçente menaxhimi, që i mundësoi të përshtatej shpejt me realitetin e ri.

Themeluesja dhe CEO e EFA Solution, Etleva Laro, është një vajzë e re dinamike me një vizion të qartë biznesi dhe ambicie të mëdha për këtë biznes familjar. Puna me cilësi të lartë e kompanisë tërheq klientë nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.  “Isha shumë e apasionuar pas mundësisë për të krijuar kompaninë time, për të punësuar dhe përmirësuar jetët e qindra njerëzve dhe për të sjellë progres dhe inovacion në industrinë e prodhimit të këpucëve, e cila në vendin tim ndjek një model paksa të “shkollës së vjetër” thotë ajo.

Vetëm pas një viti e gjysmë pasi themeloi EFA Solution, e cila ofron shërbime ndërmjetësuese tregtare në sektorin e prodhimit të këpucëve duke nënkontraktuar prodhues lokalë, Etleva krijoi ProDyn për prodhimin direkt të këpucëve me cilësi të lartë bashkë me motrën e saj Irena, me eksperiencë 15 vjeçare në industri. Në këtë fazë të rëndësishme, Etleva ra në kontakt me BERZH dhe programin e saj për Gratë në Biznes. Në Shqipëri ky program është i financuar nga Italia, e cila mbështeti këtë projekt, dhe gjithashtu nga Luksemburgu dhe Suedia.

Për të kaluar sfidat e shumta me të cilat ajo u përball, Etleva bashkëpunoi me një konsulent lokal me të cilin ajo punoi për përmirësimin e organizimit të biznesit dhe aplikimin e praktikave më të mira menaxheriale. Prioritet ishte krijimi i rregulloreve të brendshme me proçedura të mirë-përcaktuara të burimeve njerëzore, menaxhimit të magazinës dhe proceseve të prodhimit.

Rezultati ishte një qasje e drejtpërdrejtë e cila përfshinte prodhimin tek ProDyn dhe kontrollin e cilësisë tek EFA Solution. Punonjësit e të dyja kompanive u trajnuan mbi procedurat e reja, dhe rreth 900 punonjësit tashmë trajtohen me standardet më të larta të sigurisë së shëndetit dhe të sigurisë në punë. Kompania përfitoi nga ndryshimet e ndërmarra, të cilat ndikuan  në zgjerimin e  klientelës, përfshirë kompani të njohura Gjermane, dhe një rritje të xhiros vjetore me 31 për qind.

Me një kompani më të madhe dhe plane për një ndërtesë tjetër, Etleva u angazhua në një projekt tjetër me një nga konsulentët ndërkombëtarë të BERZH, këtë herë për t’u fokusuar në planifikimin vjetor, menaxhimin e cilësisë dhe efiçensës. Ky projekt është në zhvillim, financuar nga EU Western Balkans Enterprise Development and Innovation Facility.

Ndërkohë që koronavirusi ka vënë pezull disa plane, ai nuk bëri që puna në fabrikë të ndalonte dhe as të pengonte porositë nga Gjermania për sezonin e verës.

“Ne ndërmorrëm të gjitha masat e përshkruara nga institucionet e shëndetit dhe qeveritare,” shpjegon Etleva. “Njerëzit për ne janë të parët: kjo është një gjë e padiskutueshme. Ne riformatuam linjën e prodhimit për të siguruar distancën prej 2m ndërmjet çdo punonjësi, secili përdor Mjete të Mbrojtjes Personale dhe, ç’është më e rëndësishme, ne kemi mbajtur një komunikim shumë të afërt me stafin, përfshirë dhe nëpërmjet një komunikimi javor dhe mesazhi çdo ditë në mëngjes për të mbajtur lart moralin”.

Etleva gjithashtu në mënyrë të shpejtë vendosi për të filluar prodhimin e veshjeve të mbrojtjes mjekësore. “Kjo jo vetëm na siguroi një zgjidhje afat-shkurtër për të kompensuar uljen e kërkesës në biznesin e këpucëve, por diversifikoi biznesin tonë në afat të mesëm dhe afat gjatë. Veshjet mjekësore janë strategjia më e mirë mbrojtëse në këtë kohë. Ne morëm një votë besimi nga dy klientët tanë të rinj Gjermanë dhe siguruam porosi për të prodhuar së paku 1 milion veshje në muaj”.

Ndërkohë që kompania aktualisht fokusohet në veshje një-përdorimesh, jemi duke parë me kujdes këtë segment të ri tregu për mundësi të tjera, shton ajo. Çfarë mendon ajo për të ardhmen e sektorit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri? Me klientët e saj që po përballen me një rënie prej 30 përqind në nivelin e kërkesës, sipas Etlevës sektorit do i duhet dhe të paktën një vit për të ardhur në nivelin ku ishin para krizës. Por ajo ka një këndvështrim optimist – dhe jo pa arsye: “Në Gust ne filluam prodhimin për një klient të ri në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është një nga kompanitë më të mëdha të këpucëve në botë”.

EBRD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0