Kompania amerikane Verizon blen Yahoo për të konkurruar Google

Kompania amerikane Verizon blen Yahoo


 

Sipas një njoftimi të përbashkët për shtyp, Yahoo do të integrohet me AOL, të cilën Verizon e ka blerë për $ 4.4 miliard. Kjo blerje do t’i  japë ndërveprim Verizon me më shumë se 1 miliard njerëz.

 

Në bazë të marrëveshjes , Verizon do të marrë përsipër mjetet e teknologjisë për reklamat , patentat dhe pasuri të tjera të Yahoo, të cilat shpreson se do të mundësojnë krijimin e një kompanie të madhe  për të konkurruar Google.

“Blerja e Yahoo do të vërë Verizon në një pozicion shumë konkurrues si një kompani e rëndësishme globale  dhe do të ndihmojë  në rritjen e të ardhurave nga reklamat dixhitale”, tha Lowell McAdam, Kryetar dhe CEO i Verizon.

Tim Armstrong, CEO i AOL,  vlerësoi kompaninë për atë që ka arritur dhe tha se transaksioni do të “nxjerrë në pah potencialin e plotë të Yahoo”.

Verizon blen Yahoo – Çfarë do të thotë kjo?

“Kombinimi Verizon, AOL dhe Yahoo do të krijojë një rival të ri të fuqishëm konkurrues në botën e internetit dhe do të ofrojë alternativa të reja  për reklamuesit dhe botuesit,” tha ai.

Marrëveshja përfshin bizneset kryesore operative të Yahoo dhe përjashton nga zotërimi marrjen e  aksioneve që  Yahoo ka tek Alibaba  dhe Yahoo Japan, por grupi i kombinuar do të vazhdojë të kontrollojë më shumë se 25 marka.

Këto marka  përfshijnë aplikacione të shumta si Gemini, Flickr dhe Tumblr.

Një tjetër aset i rëndësishëm që Verizon do të fitojë është Yahoo Mail, një nga shërbimet e-mail më të njohura në botë me rreth 225 milion përdorues aktiv mujorë.

Marissa Mayer, CEO e Yahoo, e ardhmja e të cilës në kompani është e pasigurt, ka thënë se Yahoo është një kompani që ka “ndryshuar botën”  dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me anë të kombinimit të saj me Verizon dhe AOL.

“Ky transaksion gjithashtu krijon një mundësi të madhe për Yahoo të përshpejtojë punën tonë në celular, video, reklama dhe rrjete sociale,” shtoi ajo.

Verizon blen Yahoo – Çfarë është kompania Verizon?

Verizon Communications Inc, me seli në New York City , operon si rrjeti më i besueshëm ‘wireless’ i Amerikës. Kompania gjithashtu ofron shërbime të komunikimit dhe argëtimit nëpërmjet rrjetit më të përparuar në Amerikë me fibra optike, dhe ofron zgjidhje të integruar biznesi për klientë në mbarë botën .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0