Kompania ajrore gjermane ‘Lufthansa’ njoftoi se do të shkurtojë me mijëra vende pune në mes të parashikimeve të zymta për industrinë ajrore globale si pasojë e krizës COVID-19.
Kompania tha se do të vijojë fluturimet me 100 avionë më pak, duke çuar në “gjithsej 22 mijë pozicione më pak me orar të plotë. Gjysma e vendeve të punës, që do të shkurtohen do të jetë në stafin në Gjermani, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Lufthansa paralajmëroi në fillim të këtij muaji se masat për uljen e kostove, përfshirë uljen e vendeve të punës, ishin në diskutim. “Rimëkëmbja e kërkesës në sektorin e transportit ajror do të jetë e ngadaltë në të ardhmen e afërt”, tha Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë, Carsten Spohr.
Lexoni: Austrian Airlines, linja e parë ajrore që fillon fluturimet nga Rinasi
Spohr tha muajin e kaluar se pandemia është bërë sfida më e madhe në historinë 65-vjeçare të kompanisë. Lufthansa pësoi një rënie prej 98 përqind të pasagjerëve në prill dhe një rënie prej 26 përqind të numrave të udhëtarëve në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Bordi mbikëqyrës i Lufthansa miratoi javën e kaluar një marrëveshje shpëtimi prej nëntë miliardë eurosh nga qeveria gjermane pasi kompania publikoi një humbje neto të tremujorit të parë prej 2.1 miliardë eurosh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.