Komisioni Europian ndalon Tik Tok në celularët e punonjësve - Business Magazine Albania

Komisioni Europian ndalon Tik Tok në celularët e punonjësve

Stafi i punësuar në Komisionin Europian është urdhëruar të fshijë aplikacionin Tik Tok nga pajisjet e tyre personale dhe institucionale.

Komisioni u shpreh se kjo masë po ndërmerret për “mbrojtjen e të dhënave dhe rritjen e sigurisë kibernetike”, raporton “BBC”. Tik Tok, e cila është në pronësi të kompanisë mëmë ByteDance, është akuzuar se grumbullon të dhënat e përdoruesve dhe ia dorëzon qeverisë kineze.

Tik Tok këmbëngul se nuk vepron ndryshe nga platformat e tjera sociale.

Deputeti i Komisionit Europian Thierry Breton tha në një konferencë për shtyp se ekzekutivi i unionit është shumë i përqendruar në sigurinë kibernetike dhe nuk dha informacione të mëtejshme.

Komisioni thotë se ka rreth 32.000 punonjës dhe të përkohshëm. Ata kanë afat deri në datën 15 Mars për ta fshirë aplikacionin. Për ata që nuk e bëjnë deri në afatin e përcaktuar, aplikacionet e korporatës si email dhe Skype për bizneset do të çaktivizohen. bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0