Kodak vjen me një telefon të ri - Business Magazine Albania

Kodak vjen me një telefon të ri


Telefoni i ri nga Kodak, Ektra, do të jetë më shumë se një kamerë. 

Një telefon i ri Kodak do të lançohet së shpejti.

Edhe pse fotografia dixhitale dhe smartphone-ët e kanë zbehur pak imazhin e kompanisë, Kodak jeton akoma.

Vitin e kaluar kompania prezantoi telefonin Kodak të quajtur IM5, i ngjashëm me një smarphone-në mesatar Samsung, i cili u reklamua si një paisje e thjeshtë fotografike.

Tani, kompania Bullit ka zbuluar paisjen e re Kodak Ektra – një telefon me pamje vintage dhe me një kamera të madhe të dizenjuar pas një aparati klasik të 1941-shit Kodak me të njëjtin emër.

kodak-vjen-nje-telefon-te-ri-businessmag

Ektra ka një kamerë 21-megapixel dhe një senzor imazhi IMX230 Sony, një Ram 3GB, memorie 32GB, dhe një proçesor MediaTek Helio X20.

Kodak Ektra del në shitje në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë këtë dhjetor, për vetëm £449. Bullit ka thënë se nëse shitjet do të ecin atëherë ky produkt do të lançohet dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të vitit 2017.

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0