Klientët tërhoqën 100 miliardë USD/ Banka 'First Republic' në SHBA falimenton, e blen JP Morgan - Business Magazine Albania

Klientët tërhoqën 100 miliardë USD/ Banka ‘First Republic’ në SHBA falimenton, e blen JP Morgan

Një tjetër bankë amerikane ka falimentuar këtë të hënë (1 maj), pasi klientët e saj tërhoqën më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë javëve të fundit. Departamenti i Mbrojtjes Financiare në SHBA njoftoi se banka është nën mbikëqyrjen e tyre, ndërsa menaxhimi i depozitave i ka kaluar bankës Xhej Pi Morgan.

Departamenti i Mbrojtjes Financiare dhe Inovacionit në Kaliforni (DFPI) ka njoftuar se agjencia ka vendosur First Republic Bank (FRB) nën mbikëqyrje të saj. Departamenti njoftoi se ka pranuar një ofertë nga JPMorgan  për të menaxhuar të gjitha depozitat, por kushtet e blerjes nuk janë bërë të ditura. “First Republic” bëhet banka e tretë e madhe amerikane që kalon në kolaps muajt e fundit.

Aksionet e huadhënësit me bazë në San Francisko ranë me më shumë se 75% javën e kaluar pasi zbuloi se klientët kishin tërhequr 100 miliardë dollarë (79.6 miliardë £) depozita në mars. Kjo pason kolapsin e Silicon Valley Bank (SVB) në mars, e cila shkaktoi frikën për një krizë më të gjerë bankare.

Lexo:Seminar falas nga 2AL Institute: Të dhënat tona, etika e përdorimit, mbrojtja dhe roli i AI

Një ikje depozitash nga huadhënësit amerikanë ka detyruar Rezervën Federale, bankën qendrore të SHBA-së, të ndërhyjë me masa urgjente për të stabilizuar tregjet financiare. Në mars, një grup prej 11 bankash amerikane dolën përpara për të derdhur 30 miliardë dollarë në “First Republic” në një përpjekje për të stabilizuar biznesin, por përpjekjet rezultuan të kota.

E themeluar në vitin 1985, “First Republic” një huadhënës amerikan i madhësisë së mesme për vite me radhë ka joshur klientë të pasur, paratë e të cilëve ishin në rrezik përpara se të shpallej blerja e saj pas një fundjave negociatash.cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0