Kjo është 2019 BMW X5 e re, e cila feston edhe 20 vjetorin e modelit

Kjo është 2019 BMW X5 e re, e cila feston edhe 20 vjetorin e modelit


Në muajin Nëntor të këtij viti, do të dalë në shitje BMW X5 e re, e cila gjithashtu feston 20 vjetorin e modelit, me gjeneratën e saj të 4.

BMW x5 inspiroi të gjithë SUV të tjerë që prodhuan nga BMW.

Ndryshimet nuk janë drastike në këtë model të ri. Dritat LED janë të ndara nga një maskarino më e madhe. Dhe fenerët krijonë një iluzion optik 3D.

Ndryshimet më të mëdha të saj, ndodhen nën lëkurë. BMW X5 e re është 2.8cm më e gjatë. Baza e rrotave (wheelbase) është 4cm më e gjatë, 6.6cm më e gjërë dhe shumë pak më e ulët. Pesha ka mbetur pak a shumë e pa ndryshuar.

Ndryshim drastik është që X5 e re do të ketë arkitekturë CLAR. Kjo për përmirësimin e konfortit dhe më shumë teknologji. Ajo i bashkohet Serisë 7, X3, X4, X7 të re, X6 të cilat gjithashtu do ta adaptojnë atë.

bmw x5

Si fillim, në tregun amerikan do të prezantohet xDrive40i, 3.0-liter turbocharged I-6 me 335 kuaj fuqi dhe 447Nm torque. Gjithashtu edhe xDrive50i, motorr 4.4-liter twin-turbo V-8 me 456 kuaj fuqi dhe 650Nm torque. Të dyja të paisura me një kambio automatike me 8 raporte dhe me të 4 gomat aktive. Për Europën, do të jenë dy modele me naftë 3.0-liter turbodiesel I-6. Njëra prej tyre do të shitet edhe në Amerikë si xDrive35d.

Një plug-in hybrit planifikohet për vitin 2020. Beteritë do të jenë të vendosura poshte sediljeve që të mos ndikojnë në hapësirën e bagazhit, Një BMW X5 me rrotat e pasme aktive mund të vijë në të njëjtin vit. Mendohet, me një motor me 4 cilindra. Modeli X5 M, kërkon edhe pak kohë.

BMW X5 e re gjithashtu do të ofrojë edhe rear wheel steering (gomat e pasme kthehen ne sens të kundër me ato të përparme). Gjithashtu ndezje me pult dhe asistencë për dishezat dhe maloret. Dritat LED janë standarte, kurse ato Laser janë opsionale. Gjithashtu, veç suspensioneve të zkonshme, edhe ato me ajër.

Përsa i përket sigurisë, opsionet janë të ngjashme me ato të Serisë 5 dhe X7. BMW X5 e re do të jetë e para e cila do të ketë si opsion një kamera e cila monitoron lëvizjet e syve të shoferit. Kjo, për rastet e përgjumjes, ose uljes së syve për përdorur celularin. Këto opsione nuk do të jenë të disponueshme në modelet e tregut amerikan.

Drejtimi autonom përfshin një paketë “Driving Assistant Professional” me Traffic Jam Assistant. Kjo do t’i japë shoferit 7 sekonda autonomi në shpejtësi të larta, dhe deri në 30 në shpejtësitë nën 15km/h. Makina mund të ndërrojë korsitë manovra të vështira, gjithashtu edhe të parkohet vetë.

bmw x5

Në brendësi opsionale janë levë marshi nga Swarovski dhe kristale në 7.0 iDrive në dashboard pas timonit. Dy ekranet 12.3-inch janë standart dhe e kabina është e paisur me ndriçim të brendshëm. Gjithashtu opsional është edhe tavani panoramic. Në brendësi të xhamit, janë vendosur disa drita të vogla të cilat japin iluzionin e yjeve…njësoj si kompania pronë e BMW, Rolls Royce.

Sediljet me ngrohje janë standarte. Nëse i doni ato edhe të ventiluara, duhet të paguani ekstra.

Për adhurusit e multimedias, një sistem Bowers & Wilkins është opsional.

Përsa i përket disqeve, ato standarte janë 19 inch. Por, 21 dhe 22 inch janë gjithashtu opsionale.

bmw x5

Për herë të parë, prezantohet edhe një Off Road Package. Ajo përfshin suspensionet me ajër, mbrojtje të pjesës së poshtëme të makinës dhe “electronic rear differential lock”.

Por ndonëse BMW po e pasuron gamën e modeleve të saj, X5 përsëri vazhdon të qëndrojë e pa lëkundur. Ajo është SUV e parë e kompanisë dhe si e tillë, kompania është përpjekur ta mbrojë e ruajë pozicionin e saj.

BMW e re X5, do të futet në prodhim në muajin gusht Spartanburg, South Carolina.

Burimi: Motor Trend

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0