Kjo bateri portative mund të karikojë shtëpinë tuaj për 2 javë! - Business Magazine Albania

Kjo bateri portative mund të karikojë shtëpinë tuaj për 2 javë!

Kjo bateri portative mund të karikoj shtëpinë tuaj për 2 javë!

Nëse jetoni në një zonë ku dielli është prezent shumicën e kohës, gjeneratorët diellorë janë zgjidhja ideale për ju. Ata ju lejojnë të kapni energjinë e diellit, ta konvertoni në elektricitet dhe ta ruani atë në bateri për përdorim të mëvonshëm. Gjeneratorët diellorë përbëhen nga dy pjesë kryesore: një stacion portativ energjie dhe panele diellore. Stacionet e energjisë janë të ndryshme në madhësi, nga ato të voglat që mund t’i mbani lehtësisht me vete, deri tek ato më të mëdhatë me rrota që janë më praktike për të qëndruar në një vend të caktuar. Këto pajisje mund të karikojnë gjithçka, nga pajisjet tuaja elektronike të vogla deri tek të gjithë shtëpinë për një periudhë të gjatë kohore. Pra, nëse dëshironi të përdorni energjinë e pastër dhe të kurseni në faturat e energjisë, një bateri diellore është investimi i duhur.

Jackery, një emër i njohur në fushën e stacioneve të energjisë prej më shumë se një dekade, ka prezantuar stacionin e ri të energjisë Explorer 2000 Plus. Kjo pajisje është një ndryshim i madh në lojën e baterive diellore dhe karikimit portativ. Mund ta zgjeroni nga një njësi e vetme që është e përshtatshme për një ose dy ditë kamping, deri në një seri baterish dhe panelesh diellore që mund të fuqizojnë shtëpinë tuaj për dy javë.

Po, e lexuat saktë: dy javë.

Nëse 4,000 Wh nuk janë të mjaftueshme për ju, mund të lidhni deri në pesë bateri PackPlus E2000 Plus me një Explorer 2000 Plus për të arritur 12,000 Wh kapacitet ruajtës.

Një bateri e vetme PackPlus E2000 Plus peshon 19 kg, kështu që dy njësitë së bashku peshojnë mbi 46.9 kg.

E nëse prap nuk ju mjafton, nuk keni pse të shqetësoheni. Ju mund të bashkoni dy njësi Explorer 2000 Plus, secila e lidhur me pesë bateri PackPlus E2000 Plus, për të marrë një kapacitet të mahnitshëm prej 24,000 Wh — të mjaftueshme, sipas Jackery, për të furnizuar një familje mesatare për dy javë.

Ky instalim i furnizuesit me energji diellore do t’ju kushtojë rreth 22,500 dollarë, por nuk ka  të krahasuar me fuqinë dhe fleksibilitetin që ofron.

Lexo edhe: Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Kapaciteti i 2,000 Wh është i jashtëzakonshëm. Ky generator mund të ngarkojë iPhone-in tuaj më shumë se 80 herë, ose të mbajë në punë një frigorifer të vogël për më shumë se 12 orë. Po ashtu, mund të furnizojë një kondicioner të lëvizshëm për disa orë, ose një saldator të fuqishëm për 40 minuta.

Por ky është vetëm fillimi. Eksploratori 2000 Plus është vetëm një hap përpara. Me një paketë të vetme PackPlus E2000 Plus, mund të dyfishoni këtë kapacitet të fuqishëm.

Për sa i përket rikarikimit, këtij generatori i nevojiten  dy orë për t’u rikarikuar kur është i lidhur me AC ose me gjashtë panele diellore SolarSaga prej 200W, shtatë orë nga dy panele diellore SolarSaga prej 200W, ose 25 orë nga një adapter 12V për makinë.

Çdo gjë është ndërtuar mirë dhe është shumë e fortë; përballon goditjet dhe lëvizjet në terrene të ndryshme të jashtme.

 

Zdnet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0