Kinezët ‘hackojnë’ një makinë Tesla 20 km larg - Business Magazine Albania

Kinezët ‘hackojnë’ një makinë Tesla 20 km larg


Disa hakues kinezë kanë arritur t’i zbulojnë kompanisë Tesla disa defekte që kjo e fundit ka me sigurinë e makinave të saj elektrike.

Këta kinezë fatmirësisht ishin ‘white-hat hackers’, që do të thotë se hakojnë për të zbuluar rreziqe, dhe jo për t’i bërë dëm personave apo kompanive (ka dhe black-hat, që janë hakerat e rrezikshëm, që duan t’u bëjnë dëm njerëzve apo kompanive).

TechSot.Al raporton se hakerat nga Keen Security Lab, që është një grup hulumtimi, mundën të marrin kontrollin e një makine Tesla Model S nga pothuajse 20 kilometra larg, kur ajo ishte e parkuar, dhe kur ajo ishte në ecje.

Disa nga hakimet që ky grup arriti ishin jo shumë të rrezikshme, si p.sh. kontrollimi i sendiljes, apo aktivizimi i fshirësve të xhamave. Por këta hakera gjithashtu arritën hapin derën e makinës pa një çelës, dhe ajo që është më e rrezikshmja, ishte aktivizimi i frenave.

Edhe pse këto hakime u bënë të kontrolluara, pra pa qëllimin e keq, ky eksperiment nxjer në pah shumë probleme të Tesla-s.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0