Kin+Carta synon blerjen e gjigandit kosovar softuerik FRAKTON - Business Magazine Albania

Kin+Carta synon blerjen e gjigandit kosovar softuerik FRAKTON

Kompania gjigante globale e transformimit digjital Kin + Carta, ka shprehur synimet e saj për të blerë kompaninë kosovare të zhvillimit softuerik Frakton, si pjesë e procesit të blerjes edhe të kompanisë bullgare të zhvillimit softuerik Melon.
Këto blerje do të forcojnë edhe më shumë aftësitë e transformimit digjital të Kin + Carta dhe janë më të fundit në strategjinë e rritjes globale të kësaj kompanie, që është e listuar publikisht dhe e çertifikuar si “B Corp”.

Melon Group (përbërë nga Frakton dhe Melon) është një kompani e zhvillimit softuerik me rritje të shpejtë dhe me një ekip prej 300+ specialistësh, që kanë fokus zhvillimin e web faqeve, web aplikacioneve, aplikacioneve mobile dhe inxhinieri të të dhënave, duke operuar në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Specializimet e tyre përfshijnë sektorët si MedTech, Fintech, Banka, Burime Njerëzore, etj. Ky zgjerim në nivel europian është pjesë e planeve të Kin + Carta për t’u zgjeruar në Evropën Juglindore dhe plotëson ‘Kin + Carta Greece’ për të ndërtuar një qendër të re europiane, që nxit zgjerimin në Evropën Qëndrore dhe Veriore.

Lexo: Startup-i shqiptar Hajde fiton 1 milion dollarë me qëllim zgjerimin në Ballkan dhe Europën Juglindore

Para se të kryhet blerja, ajo duhet t’u nënshtrohet lejeve përkatëse nga autoritetet e konkurrencës në Maqedoninë e Veriut dhe atë të Kosovës.
J Schwan, CEO i Kin + Carta, ka thënë se: “Blerjet e Melon dhe Frakton shënojnë një lëvizje të rëndësishme në ambicien tonë për t’u rritur globalisht dhe për të përshpejtuar rritjen tonë. Identifikimi, blerja dhe integrimi i bizneseve të reja të shkëlqyera në Kin + Carta zgjeron shtrirjen tonë dhe krijon mundësi për të mësuar nga ekspertët në zanatin e tyre. Këto mund të jenë aftësi të reja ose më të thella ose territore të reja strategjike për të krijuar një prani të Kin + Carta. Zgjerimi i aftësive tona të prodhimit në afërsi na mundëson t’u shërbejmë më shumë klientëve, duke krijuar vende të reja pune, si në onshore ashtu edhe offshore.”

“Në mënyrë domethënëse, kultura e Melon-it dhe Frakton-it përputhet me misionin tonë, pasi jemi kampion në të bërit biznes me përgjegjësi, duke qenë një nga bizneset e para të linjës së trefishtë dhe me listim në bursë dhe që masim ndikimin tonë tek njerëzit, planeti dhe fitimin në mënyrë të barabartë”.

Lexo: A do të arrijë Bitcoin kulmin e vet këtë vit?

Krum Hadzhigeorgiev, CEO i Melon, shtoi: “Bashkimi me familjen Kin + Carta na mundëson të përfitojmë sa më shumë nga rritja e konsiderueshme e kërkesës për transformim digjital si rezultat i pandemisë. Është një kohë emocionuese për sektorin tonë, një kohë rritjeje. Jemi të lumtur që jemi pjesë e një biznesi global, i cili është po aq i përkushtuar sa ne për të ndërtuar një botë që funksionon më mirë – për të gjithë.”

Çelik Nimani, CEO i Frakton shtoi: “Ka qenë një vit shumë dinamik për ne në 2021, kur bashkuam forcat me Melon dhe fillimi i vitit 2022, duke qenë pjesë e familjes Kin+Carta, përfaqëson një nivel krejtësisht të ri për ne dhe gjithë skenën e teknologjisë së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, i cili rastësisht festoi 14-vjetorin e Pavarësisë vetëm disa ditë më parë”!

Rreth Kin + Carta
Kin + Carta është një kompani globale e transformimit digjital, e angazhuar për të punuar së bashku me klientët për të ndërtuar një botë që funksionon më mirë për të gjithë.

1,700 strategët, inxhinierët dhe krijuesit e saj në mbarë botën sjellin fuqinë lidhëse të teknologjisë, të të dhënave dhe përvojës për kompanitë më me ndikim në botë, duke i ndihmuar ato të përshpejtojnë udhërrëfyesin e tyre digjital, të inovojnë me shpejtësi, të modernizojnë sistemet e tyre, të mundësojnë ekipet e tyre dhe të optimizojnë për rritje të vazhdueshme.

Si Korporatë e Certifikuar B, fokusi i Kin + Carta është tek njerëzit, planeti dhe fitimi, të cilat janë në thelb të gjithçkaje që bënë.

Për më shumë informacion, vizitoni www.kinandcarta.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0