Kina tregu më i madh i aviacionit, po ndërton 8 aeroporte të reja në vit

Kina tregu më i madh i aviacionit, po ndërton 8 aeroporte të reja në vit


Kina do të bëhet tregu më i madh i aviacionit deri në vitin 2022, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, si pasojë e rritjes së klasës së mesme dhe mbështetjes së qeverisë për kërkesën e karburantit në sektorin e fluturimeve dhe ndërtimin e aeroportit.

Paraqitja grafike tregon rritjen e numrit të aeroporteve nga viti 2000-2017.

Për të përballuar fluksin e pasagjerëve, ekonomia e dytë më e madhe botërore planifikon 74 aeroporte të reja civile deri në vitin 2020, për të shkuar në një total prej 260 aeroportesh. Duke arritur kështu në më shumë se tetë aeroporte të reja në vit.

Zhvillimi tregon se si ndryshimet në përbërjen e popullsisë së Kinës do të jenë në valëzim rreth globit. Prosperiteti ekonomik i vendit ka sjellë rritje të të ardhurave për pjesën më të madhe të popullsisë së saj, duke forcuar klasën e mesme. 35% e popullsisë parashikohet të jetë pak më sipër klasës së mesme ose akoma më mirë deri në vitin 2030, nga 10% në 2015.

Disa nga rajonet më të largëta, duke përfshirë Mongolinë, Guizhou, Xinjiang, Sichuan dhe Heilongjiang, kanë parë pesë ose më shumë aeroporte të ndërtuara gjatë dekadës së fundit.

Kjo tabelë tregon linjat ajrore më të mëdha të matura nga të ardhurat vjetore, dhe vëllimit të pasagjerëve.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0