Kina sapo lançoi rrjetin më të madh të teknologjisë 5G në botë

Kina sapo lançoi rrjetin më të madh të teknologjisë 5G në botë


Në njoftimin e kompanive shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, China Unicom dhe China Mobile, thuhet se ato kanë lançuar shërbimin e telefonisë celulare 5G në 50 shtete, duke përfshirë qytetin e Pekin-it, Shanghaij-it, Hangzhou-t dhe Guangzhou-n.

Më tej thuhet se shërbimet 5G, me çmimet që sillen prej vetëm 128 juanë (16.29 euro) në muaj, do t’u mundësojnë konsumatorëve kinezë në mbarë vendin që të përdorin shërbime ultra të shpejta të internetit celular.

Lexoni gjithashtu:

Kina ia kalon SHBA-ve për nga numri i milionerëve

Autoritetet kineze njoftuan se planifikojnë të instalojnë mbi 50.000 stacione bazike të 5G-së në mbi 50 qytete kineze deri në fund të vitit.

Po ashtu, planifikohet që shërbimi 5G të jetë i arritshëm në mbarë Kinën.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0