BM: Përshëndetje Kristi!
K: Përshëndetje!
BM: Për ata që nuk e njohin Kristin dhe faqen e saj Kikiliciouss, a mund na bëni një përshkrim të shkurtër tuajin?
K: Unë jam Kristi Janku, themeluesja e faqes Kikiliciouss. Jam 22 vjeç dhe studioj për Art Desing në Universitetin Polis. Pasioni im, i cili njihet thuajse nga të gjithë, është gatimi, por gjithashtu dhe dizajni të cilin e kam bërë pjesë të kësaj platforme.
BM: Kur dhe si e nise blogging? Çfarë të frymëzoi të krijoje një food blog?
K: Blogging e kam nisur që në 1 Tetor të vitit 2010, pra jam pak gjyshe në fushën e blogging. 😛 E kam nisur si bloggere mode, më pas pata një periudhë diku 6 mujore që vendosa të hapja një blogg Kiki’s Cooking Time ku postoja vetëm receta. Por ishte goxha e vështirë të menaxhoje dy blogje, kështu që u riktheva prapë te Kiki’s Book of Dreams dhe interesin më të madhe e kisha te ushqimet. Aty pashë që njerëzit nuk lexonin postimet e mia për modën, por lexonin recetat. Fillimisht postimet e mia ishin në anglisht, por nga kërkesat e shumta pas një viti e kam kthyer platformën dhe në shqip.
BM: A ka ndikuar shkolla që po ndjek në aktivitetin tënd?
K: Patjetër! Platforma Kikiliciouss jo më kot është hapur vitin kur unë fillova fakultetin. Kam ecur paralelisht dhe sigurisht më ka dhënë shtysë, sepse çdo gjë që unë mësoja përsa i përket dizajnit mund ta aplikoja në Kikiliciouss.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 59 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.
BM: Sa kohë të merr gatimi?
K: Unë shpenzoj goxha kohë duke gatuar, por dhe web-i më merr shumë kohë. Jo gjithmonë, jo çdo javë, nuk është se kam një kalendar të caktuar.
BM: Ajo që duam të dimë ne të gjithë është: Ku ke mësuar të gatuash ëmbëlsira, sepse jo të gjithë e kanë këtë dhunti?
K: Unë kam mësuar të gatuaj në shtëpi. Kam qenë një nga ata fëmijët e apasionuar që thonë “A mund ta bëj unë këtë? A mund ta bëj unë atë?” Gjithë kohën kam qenë shumë entuziaste për gatimin. Ne në familje gatuajmë të gjithë, e duam shumë ushqimin. Dajat e mi gatuajnë, lajnë, dinë të fshijnë domethënë nuk e kemi patur kurrë këtë kompleksin që mashkulli nuk duhet të bëjë punë shtëpie. Dhe unë jam rritur në këtë frymë. Kam mësuar nga secili diçka për gatimin, pastaj kjo pjesa e ëmbëlsirave më ka ardhur në mënyrë shumë organike, nuk di të them pse pikërisht ëmbëlsirat dhe jo të kripurat.
BM: Për të sjellë ëmbëlsira të mira dhe që ato të pëlqehen nga të gjithë nevojitet një frymëzim. Kristi ku frymëzohet për t’i përzgjedhur ato të duhurat?
K: Unë nuk jam fanatike që ta fsheh, unë nuk i krijoj 100% vetë recetat që postoj në faqe. Ka nga ato që kam krijuar, patjetër, por duke qenë se kam mbi 100 receta më së shumti janë të lexuara në internet, nëpër faqe të ndryshme, YouTube e me radhë.
Por gjithmonë shtoj atë prekjen time që i rregulloj recetat sipas shijes që kam dhe çfarë produktesh mund të gjej këtu në Shqipëri, pasi është shumë e vështirë për të gjetur përbërës dhe mundohem të bëj zëvendësime.
BM: A janë postimet në faqe të çastit apo kërkojnë një planifikim paraprak?
K: Varet nga koha që kam dhe sa receta kam për të përgatitur. Kur e kam nisur web-in, kam patur 30 receta plus, në mënyrë që faqja të kishte material të vazhueshëm, por për momentin jam më shumë te postimet e çastit, të cilat i
publikoj në momentin që kam kohë. Ndonjëherë nuk kam qenë e rregullt me postimet, kjo për shkak të angazhimit me shkollën, por kur kam mundësi i kushtohem blogut.
BM: Cili është ekipi që punon për Kikiliciouss?
K: Artikujt i shkruaj vet, për fotografitë kujdeset Eranda Janku, editimi realizohet nga Julia Janku, gjithashtu kam një programuese, Liresa Qirici që merret me pjesën që unë nuk e kuptoj të Kikiliciouss, pra webin. Për pamjen, pra pjesën estetike kujdesem vet dhe gjithashtu bashkëpunoj me Hekuran Dylazekën dhe në momentin që ne kemi video ai merret me këtë pjesë.
BM: A e reklamon blogun tënd? Sa i rëndësishëm është trafiku për ty?
K: Trafiku është shumë i rëndësishëm, e reklamoj me sa kam mundësi dhe aq sa më nevojitet, sepse duke qenë se jam studente dhe në prag të diplomimit shkolla zë pjesën më të madhe të kohës sime dhe kam menduar që
reklamimi të jetë deri aty ku unë mos të mbingarkohem nga përgjegjësitë. Në momentin që unë do të jem më e lirë, kam disa plane jo vetëm marketimi, por dhe bashkëpunimi, kështu që po pres momentin e duhur.
BM: Për të gjithë personat të cilët mund të duan të shijojnë ëmbëlsirat dhe gatimet e tua, ku mund t’i porositin ato?
K: Unë këtë e kam nisur falë Dhuratës te “Luga e argjendtë”. Dhurata Thanasi është një nga mikeshat e mia më të mira, gjithashtu kolege dhe kemi një rrymë dhe një filozofi njësoj të të menduarit mbi ushqimin. Është i vetmi person ku mund ta besoj ushqimin tim 100%. Unë i çoj ëmbëlsirat aty dhe kushdo që i pëlqen gatimet e mia mund t’i porosisë qoftë te dyqani i Dhuratës ose online. Por bëhet një farë kompromisi, sepse dhe porositë janë të kufizuara për shak të prodhimit jo në masë.
BM: A pranon sugjerime për ëmbëlsirat nga ndjekësit e tu?
K: I pranoj patjetër, por pa dalë nga vetja. Domethënë kam një linjë të recetave, të atyre që unë dua të tregoj dhe gjithmonë i qëndroj kësaj.
BM: Në blogun tuaj, ndodhet një nënkategori që i dedikohet udhëtimeve. Si ndikojnë ato në blogun dhe gatimet e tua?
K: Unë udhëtoj shpesh. Kikiliciouss është një lifestyle blogg (blog për stilin e jetesës) që do të thotë se nuk kufizohet vetëm te gatimet, por flet për çdo gjë të mundshme që unë mund t’i jap dhe mund t’i ofroj lexuesve. Udhëtimet është një sektor shumë i rëndësishëm. Unë ndaj udhëtime që me të vërtetë ja vlen të ndahen dhe eksperienca të reja që e pasurojnë blogun.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 59 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.
BM: A bashkëpunon Kikiliciouss me evente/kompani/organizime të tjera?
K: Patjetër! Mua më kanë marrë disa herë në evente katering, në evente të tjera më kanë ftuar për të dhënë mendim, për të qenë aty si juri, si blogger, por qoftë si individ apo edhe si dizajner. Kështu që kudo që e shoh të mundur shkoj, pse jo.
BM: Ku e sheh Kikiliciouss në të ardhmen?
K: Dega që unë studioj është e lidhur me këtë aktivitet dhe jo në mënyrë rastësore. Unë jam një person selektiv që e kam ditur pak a shumë çfarë dua dhe gjithmonë i kam besuar instiktit tim.
Që në fillim e dija që doja të studioja këtë degë dhe jo më kot e lidha atë me pasionet e mia. E shoh shumë lart Kikiliciouss, jo vetëm si pasion, sepse nuk është vetëm një blogg gatimi. Kikiliciouss do të qëndrojë. Sapo të diplomohem kam shumë projekte dhe bashkëpunime që dua t’i vë në vijë që deri më tani i kam lënë të flenë gjumë dhe më pas të shoh.
BM: Cili është dështimi juaj më i madh në kuzhinë?
K: Kur kam nisur të gatuaj më janë djegur disa gjëra, këtë mund ta quaj dështimin më të madh. Pjesa tjetër është rrugëtimi ku ti mëson, kështu që edhe në punë do bësh diçka gabim që më pas do ta kuptosh prandaj nuk do ta merrja si dështim.
BM: Receta e preferuara në blog?
K: Janë disa në fakt… përshembull cheescake me mango që njerëzit e pëlqejnë shumë, është akullorja e pastër me tre përbërës, janë biskotat Vegan që janë 100% prodhim i Kikiliciouss dhe njerëzit u çmendën për ato.
Këshillë për BM:
Ndiq intuitën. Njih veten, kupto çfarë do dhe a ia vlen ajo? Sa premisa ka ajo që dua? Lërini kafentë që nuk iu çojnë askund, ndiqni instiktin dhe vihuni punës.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 59 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.