KidZone, hap dyqanin e parë të JUMBO në Bosnje-Hercegovinë. Grupi Balfin zgjeron kufijtë e investimeve në Ballkan - Business Magazine Albania

KidZone, hap dyqanin e parë të JUMBO në Bosnje-Hercegovinë. Grupi Balfin zgjeron kufijtë e investimeve në Ballkan


Më datë 4 Maj 2017, u organizua ceremonia e inagurimit të dyqanit të parë JUMBO në Bosnje nën emrin e KidZone. Qytetarët e qytetit të Sarejevës, kryeqytetit të Bosnje Herzegovinës, patën mundësinë të prezantohen me shumëllojshmërinë e produkteve që Jumbo ofron tashmë për ta, si dhe të gëzojnë dhe të festojnë me rastin e hapjes.

Shiriti i inaugurimit u pre nga kryebashkiaku i Sarajevës Z. Abdulah Skaka dhe CEO i KidZone Z. Tojan Papajorgji.

Z. Skaka ndërmjet të tjerash shprehu kënaqësinë për këtë investim si një investim shqiptar duke theksuar se Sarajeva është një qytet që mirëpret investimet e huaja.

Z. Papajorgji siguroi të pranishmit që ky është vetëm fillimi i investimeve që KidZone dhe Grupi Balfin kanë planifikuar në Bosnje. “Investime të tjera, dyqane të reja do të pasojnë shumë shpejt dyqanin që po inagurojmë sot” tha ai.

Në këtë event morën pjesë një numër i madh mediash dhe të ftuarish special.

Dyqani i parë i JUMBO në Bosnje ka një sipërfaqe prej 4500 m2. Ai ofron për klientët një gamë të shumëllojshme produktesh me cilësi të lartë si edhe shërbim te shkëlqyer. E pozicionuar në një nga rrugët kryesore të Sarajevës, me infrastrukturë moderne dhe me standardet e fundit të teknologjisë, JUMBO përbën një atraksion për të gjithë qytetin.

Tashmë Kid Zone, pjesë e Grupit Balfin, numëron 6 dyqane nën logon e JUMBO në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0