Këto janë 10 shenjat që tregojnë se një punonjës është sociopat

Këto janë 10 shenjat që tregojnë se një punonjës është sociopat


Në periudha punësimi të ulët kompanitë janë të dëshpëruara për të punësuar njerëz të rinj. Ata shpesh janë të detyruar të shpejtojnë proçesin e tyre të zgjedhjes, sepse rrezikojnë të humbin kandidatë të mirë. Por, kjo çon gjithashtu në kryerjen e gabimeve. Nuk ka asgjë më të keqe se një punonjës i cili vret produktivitetin dhe dëmton kulturën e korporates. Por, cili është problemi më i madh sipas INC.com ?! Punonjësit të cilët rezultojnë të jenë sociopatë!

Ja 10 shenja të cilat tregojnë se një punonjës është një sociopat.

  1. Në pamje të parë duket shumë sharmant dhe inteligjent.
  2. Shpesh thotë gjëra të cilat duken të pazakonta.
  3. Disa herë shfaq shenja nervozizmi.
  4. Nuk është i besueshëm, shpesh paraqitet vonë në mbledhje, nuk i përfundon në kohë projektet dhe shfaq sjellje agresive.
  5. E keni parë duke gënjyer ose duke thënë gjëra të këqija për punonjësit e tjerë.
  6. Nuk kërkon kurrë falje ose dhe kur e bën duket se nuk ështe i sinqertë.
  7. Bëhet antisocial pa asnjë arsye të dukshme dhe shpesh thjesht për t’i bërë të tjerët të ndihen keq.
  8. Bën të njëjtat gabime në mënyrë të përsëritur dhe krijohet pershtypja sikur këtë e bën qëllimisht për ti nervozuar të tjerët.
  9. Ka një ego te madhe dhe has veshtirësi për të pasur nje lidhje afatgjatë me dikë.
  10. Nuk tregon empati,madje qesh perballe situateve të këqija të kolegëve.

Por mos u shqetësoni! Ka mënyra për të bërë që një punonjës sociopat të largohet nga vendi i punës, nëse nuk vetëpërmirësohet. Fokusohuni në dobësitë e tij, bëjeni të ndihet i dobishëm dhe i përgjegjshëm dhe kurrë mos e bëni të kuptojë se po nervozoheni ose po humbni durimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0