Këto gra janë arma e fshehtë mbrapa kësaj perandorie me vlerë 90 milionë $ - Business Magazine Albania

Këto gra janë arma e fshehtë mbrapa kësaj perandorie me vlerë 90 milionë $


Ekziston mjaft fuqi kur ke një grup femrash të suksesshme në anën tënde. Thjesht pyesni themeluesen e Hint Water dhe CEOn Kara Goldin.

Shumë gjëra kanë ndodhur në dhjetëra vite që kur Kara Goldin themeloi Hint Water në 2005. Krijuesja e ujit me shije të ndryshme ka fitur goxha hapësirë që nga Target tek Whole Foods, duke bërë që Hint të jetë një element kyç në raftet ushqimore dhe duke u kthyer në një startup që mori investime nga qindra investitorë engjëj, përfshirë Jeff Bezos dhe John Legend.

Lexoni: 11 mësime nga Amerika mbi sipërmarrjen

Nëse kjo tingëllon si shumë, Goldin lirisht e pranon këtë. Por kur ajo ngec, e di saktësisht se ku duhet të kthehet: një rrjet i nivelit të lartë të grave që e ndihmojnë atë të mendojë për të gjitha llojet e sfidave të biznesit, veçanërisht ato në marketingut dhe shpërndarjes.

“Asnjë nga këshilltaret e mia nuk ka përvojë në sektorin e pijeve. Ka një arsye për këtë,” thotë Goldin. “Kur unë jam duke u përpjekur të kuptoj se si të zgjidh një problem, është mirë që mund të thërras njerëz që nuk janë me mua çdo ditë.”

Për pjesën më të madhe, këto nuk janë gra që Goldin i ka kërkuar personalisht. Por ato i janë prezantuar asaj nga njerëz të tjerë që i respekton. Rreth gjashtë vjet më parë, për shembull, Goldin po hante mëngjes me Guy Kawasaki kur ai përmendi Porter Gale, e cila kishte qenë CMO i Virgin America.

Kawasaki i prezantoi me njëra tjetrën. Në atë kohë, Hint patjetër kishte nevojë për ndihmë në lidhje me brandin dhe Gale i dha një pasqyrë të dobishme për mënyrën se si brandi i Hint ishte perceptuar nga jashtë. Gale, e cila ishte një nga prodhueset më të mira të markave në 10 vitet e fundit, përfundimisht u bashkua me këshillin e Hint. “Kur përpiqem të mendoj për markën time, ajo është personi që më ndihmon të mendoj,” thotë Goldin.

Goldin gjithashtu u ka bërë thirrje këshilltarëve të shumtë që të ndihmojnë me strategjinë e saj të shpërndarjes. Shefet në mesin e tyre kanë qenë Lesley Blodgett, themeluese e kompanisë kozmetike Bare Escentuals dhe Elaine Rubin, e cila solli biznes 1-800-Flowers online. Mençuria konvencionale në industrinë e pijeve, thotë Goldin, është se ju shisni nëpër dyqane ushqimore dhe se, “nëse nuk mund të zotëroni hapësirë në dyqane ushqimore, atëherë nuk do të fitoni kurrë.” Por kompanitë e pijeve të vendosura janë të palëkundura për mbrojtjen e hapësirës së tyre në raft dhe Goldin nuk dëshironte që vazhdimisht të ndryshonte çmimet për ta marrë hapësirën që dëshiron.

Goldin mendoi se mund të zhvillonte me sukses një strategji të drejtpërdrejtë me konsumatorin. Hint ishte shitur mirë në Amazon, por Goldin nuk po merrte të dhënat e konsumatorëve që ajo donte për të inkurajuar blerjen e përsëritur. Burimet për të zhvilluar një strategji të drejtpërdrejtë ndaj konsumatorit ishin pak dhe shumë larg.

Blodgett ishte përballur me një problem të ngjashëm në fazat e hershme të biznesit të saj. Ajo mendoi se mënyra e vetme për të shkallëzuar Bare Escentuals ishte të kishte hapësirë në sportelet e përbërësve të dyqanit. Por ajo e dinte se ajo kurrë nuk do të fitonte në këtë mënyrë. Pra, ashtu si Goldin, Blodgett kishte nevojë të krijonte një strategji të ndryshme të shpërndarjes. Për të, përgjigja ishte QVC (Broadcasting television network). Bare Escentuals, thotë Goldin, ishte marka e parë kozmetike në QVC. “Ajo më ndihmoi të mendoj se çfarë tjetër mund të bëja dhe të mendoja,” thotë Goldin për Blodgett.

Kur Goldin iu afrua Rubin, ajo ishte në kërkim të këshillave taktike në ngritjen e një biznesi të drejtpërdrejtë me konsumatorin. Goldin kishte drejtuar biznesin e-commerce të AOL-së, por që kishte qenë pak vite më parë dhe teknologjia tashmë kishte ndryshuar. Ajo e dinte se kishte mjetet më të mira që mund të përdorte për të kuptuar se cilët ishin klientët e saj. Pyetjet e saj për Rubinin e reflektuan këtë. “Çfarë po më shpëton këtu që nuk po e kuptoj?” pyeti ajo Rubin. “Më ndihmoni me spekulimet e kësaj, cilat janë metrikat kryesore që unë duhet të shikoj që të kuptoj nëse kjo është duke funksionuar apo jo dhe sa shpejt duhet që të fillojë të funksionojë?”

Lexoni: Historia e emigrantit shqiptar që zotëron një nga sipërmarrjet më të suksesshme në Amerikë.

Goldin është krejtësisht mirënjohëse për ndihmën, shembullin dhe punësimin e një konsulenti. Nuk janë vetëm paratë. Këshilltarët “ju njohin juve dhe e dinë se prej nga keni ardhur” dhe janë mbështetës për të ndihmuar biznesin të ketë sukses.

Plus, në rastin e Goldin-it, ato duhet t’i kenë dhënë këshillën e jashtëzakonshme. Biznesi i saj tani sjell rreth 40% të të ardhurave të kompanisë, vitin e kaluar u vlerësua në 90 milionë dollarë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0