Këto çifte "karrieriste" ndajnë eksperiencën e tyre për një marrëdhënie të shëndetshme - Business Magazine Albania

Këto çifte “karrieriste” ndajnë eksperiencën e tyre për një marrëdhënie të shëndetshme


Të dy partnerët ambiciozë?

Suksesi, tregon shkenca, është zakonisht një ndërmarrje e përbashkët. Të martohesh me personin e duhur rrit në mënyrë të matshme shanset për të qenë i suksesshëm. Mbase kjo ishte aryseja e shprehjes së famshme të Sheryl Sandberg, “zgjedhja më e rëndësishme në karrierën tënde është se me cilin person tё martohesh.”

Por po sikur martesa të jetë rruga me “dy korsi” ku të dy partnerët kërkojnë të arrijnë gjëra të mëdhaja profesionalisht, dhe të dy partnerët të kenë nevojë për gjysmën tjetër mbështetëse dhe të qëndrueshme që të kujdesen për mbarëvajtjen e gjërave në shtëpi? Si mund të funksionojë në këto raste?

Organizata e shkollës së biznesit të Stanfordit, ‘Woman in Management’ kohët e fundit ka ftuar çifte të ndryshme në kampus për të ndarë eksperiencën e tyre, duke ofruar këshilla për profesionistët më të rinj, të cilët po mundohen të ndërtojnë një jetë bashkë, në të cilën të dyja palët ‘luftojnë’ për të qëndruar me këmbë në tokë. Ja 3 top këshillat:

1. Jini fleksibël

T’u qëndroni besnikë stereotipeve gjinorë apo planeve fikse thjesht nuk funksionon kur mbani parasysh se keni dy karriera të cilat kanë kërkesa të larta. “Nuk ka të bëjë me faktin se cili do lajë enët dhe cili rrobat,” thotë Venture Capitalist Ed Ëilson, bashkëshortja e të cilit punon në fushën e lojërave ‘mobile’ në event. “Lidhet më shumë me faktin se cili do të ketë javën më të vështirë? Kush ka për të qëndruar më vonë në punë?” Cilido partner që ka më pak punë, do të relaksohet më shumë.

2. Ndryshoni mendjen nëse doni

Fleksibiliteti nuk është thjesht i rëndësishëm në jetën e përditshme. Është i rëndësishëm të mos ngecësh në një zakon mendor kur bëhet fjalë për zgjedhje madhore. Vendimet rreth faktit se si të menaxhosh karrierën tënde dhe familjen tënde nuk do të cënohen, edhe pse kur i bën ato duken shumë të vështira. Amanda Raden, e cila është pjesë e një çifti që punon në Google, shpjegoi në event se ajo ndihej jashtëzakonisht nën presion nëse duhet ta ngadalësonte hapin e saj në karrierë pasi lindi fëmijën e parë. Ajo zgjodhi të merrte një hap prapa dhe më pas t’i rikthehej karrierës me po të njëjtat mundime të mëparshme. Nuk është ndonjë problem i madh, ju mund ta bëni këtë, e ka siguruar ajo audiencën.

“Ndjeja se duhet të mërrja një vendim të madh në atë kohë,” ka thënë ajo, “por realiteti është se vendimet gjithmonë mund të ndryshojnë. Ti mund të ndryshosh gjithmonë punët ose të vendosësh se do të bësh diçka tjetër. Nuk është vendimi tipik që duhet ta bësh fill pas lindjes së fëmijës së parë.”

3. Jepini nuanca lidhjes suaj

Kur jeni shumë të zënë është e lehtë të lejosh mërzitjet dhe problemet e vogla të marrëdhënieve të futen në jetën tuaj, por panelistët e këtij fjalimi Justin Hilton dhe Pascal Millaire paralajmëruan çiftet që të mos vetëkënaqen sepse problemet përkeqësohen. Pavarësisht marrëdhënies së fortë, çifti bën seanca të rregullta terapie nëpërmjet Skype. “Ne e bëjmë pothuajse çdo javë dhe me shumë mundësi do ta bëjmë edhe dekadën e ardhshme,” ka thënë Millaire, i cili është një drejtor në industrinë e sigurimeve.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0