Këtë verë përgatitu pa pagesë, për të filluar nga shtatori kurset profesionale të programimit nga betaPlan dhe Coding Dojo - Business Magazine Albania

Këtë verë përgatitu pa pagesë, për të filluar nga shtatori kurset profesionale të programimit nga betaPlan dhe Coding Dojo

“Pa pare!, Pa pare!”, me këtë togfjalësh simpatik niste videoja virale e përgatitur nga akademia betaPlan Coding bootcamps dhe Bar Rehati  së bashku me gazetaren me eksperiencë Alma Çupi.

Që nga ajo ditë, rreth 200 persona provuan kurset pa pagesë, të përgatitura nga ekipi betaPlan në teknologjitë më të kërkuara në front end. Aktualisht rreth 60 prej tyre vazhdojnë me sukses dhe çdo javë shtohen pjesmarrës të rinj. Kursi integron nga forma dhe përmbajtja karakteristikat e një intershipi dhe ato të një kursi tradicional. Fjalët kyç janë disiplina dhe ritmi.

Kursantët nuk paguajnë, por në këmbim duhet të ndjekin rregullisht kursin dhe përmbushin sfidat javore, ka 12 të tilla deri në përfundim të kursit. Çdo javë organizohet një takim, zakonisht ditëve të premte pas dreke. Takimi nis me korigjimin e detyrave të lëna nga ekipi betaPlan javën e mëparshme. Ata që i kanë plotësuar me sukses kalojnë në sfidën javore pasardhëse, ndërsa ata që nuk i kanë plotësuar mbeten në të njëjtën fazë, por kujdes, nëse nuk përmbush me sukses sfidën edhe herën e dytë, atëherë skualifikohesh.

Ekipi i betaPlan ka krijuar këto kurse pa pagesë për t’u dhënë mundësinë shumë personave që të provojnë eksperiencën e bootcampeve, apo kurseve të programimit pa marrë rreziqe financiare. Shumë prej kandidatëve janë të pavendosur, apo nuk e kanë të qartë se sa është angazhimi real, ose thjesht kanë zgjedhur programimin, sepse kanë motivim kryesor pritshmërinë e pagave të larta dhe punës së sigurtë. Shumë të tjerë e kanë me të vërtetë me pasion, por hezitojnë sepse nuk kanë informacion. Ky kurs është krijuar pikërisht për të shuar dyshimet.

Qendra betaPlan Coding Bootcamps ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë një javë përgatitore kursi pa pagesë mbi algoritmat, e cila është një parapërgatitje e ofruar nga partneri Coding Dojo për kurset profesionale 4-mujore në programim. Me ofertën e re pa pagesë qendra ka kaluar në një nivel tjetër, duke krijuar kushtet e një internshipi në një ambjent stimulues në zemër të Tiranës, pranë sheshit Wilson, me hapësira të bollshme dhe të sigurta. Gjithashtu kursi mund të ndiqet online. Kjo ofertë do të jetë aktive përgjtë muajit Qershor dhe Korrik.

Qendra betaPlan Coding Bootcamps ofron prej kohësh shërbime të panumërta për kursantët e saj, siç janë referimet në kompanitë e programimit në Shqipëri, ashtu si dhe referime në kompani të huaja, kryesisht në ShBA. Gjithashtu, qendra mbështet kursantët për një periudhë 6-mujore pas përfundimit të kursit, me këshillim karriere dhe përgatitje për intervistë. Qendra organizon leksione të hapura ose seri leksionesh me profesionistë shqiptarë dhe të huaj mbi tema të ndryshme, duke filluar nga Cybersecurity, Data e deri tek programimi mobile, si dhe konkurse të ndryshme të formatit Hackathon, ku kursantët kanë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre përpara drejtuesve të kompanive TIK, apo dhe 

Përtej kurseve, qendra betaPlan Coding Bootcamp është shndrruar kohët e fundit në një vend ku flitet për inovacion dhe sipërmarrje, një stacion ku ndalojnë grupet e rëndësishme të vizitorëve nga Evropa dhe ShBA. Prandaj, për të gjithë ata që janë ende në dyshim:

A bën programimi për mua apo jo?  Eja në betaPlan dhe provoje veten! Nise me kurset pa pare në programim. Kontakto tek contact@betaplan.al ose instgram @betaplan.al

Në foto janë themeluesit e betaPlan Coding Bootcamps: Ori HOXHA, Admir MALAJ, Rexhino ÇEKREZI

Ky artikull u publika më parë në numrin 35 të revistës businessmag.al.

Ju mund të abonoheni këtu dhe të shkarkoni revistën online 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0