Këshillat më të mira të dhëna nga të ftuarit e Startup Grind Tirana

Këshillat më të mira të dhëna nga të ftuarit e Startup Grind Tirana


Startup Grind Tirana ka pasur të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme. Secili prej tyre na ka treguar histori unike duke na frymëzuar dhe motivuar për të dhënë më të mirën nga vetja. Njëra histori më e bukur se tjetra, njëra jetë më e vështirë se tjetra, por me punë dhe vullnet kanë arritur të jenë aty ku janë sot dhe të bëhen personazhe motivuese për njerëzit e thjeshtë.

Lexo: Si arriti Derek Andersen të bëhej një sipërmarrës që ndikon në jetën e 10 milionë njerëzve çdo muaj?

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga këshillat më të mira të dhëna ndonjëherë për rininë shqiptare dhe jo vetëm.

“Jepni më të mirën ose shkoni në shtëpi, bëni maksimumin tuaj dhe shikoni se çfarë do të ndodhë. Jetoni ëndrrat që keni.”

Julien Coustaury

“Kam dëgjuar shpesh persona që thonë se kam një ide, por nuk kam para. Idetë nuk marrin investime. Kjo është shumë e rëndësishme. Idetë nuk marrin investime as në Shqipëri, as në Kosovë, as në SHBA, askund. Nëse e ke produktin e mirë dhe një plan konkret atëherë do të marrësh investim.”

Edi Demaj

“Ne nuk kemi në dorë atë që do të na sjellë në jetë, por kemi në dorë atë që do të ndërtojmë në jetë.”

Ardit Gjebrea

“Rrugëtimi i sipërmarrësit është njësoj si të udhëtosh me varkë, duhet të kontrollosh gjatë gjithë kohës drejtimin, sepse fryn erë apo të marrin valët e detit.”

Agron Shehaj

“Nëse dera nuk hapet, ti duhet të shpikësh një derë.”

Mirela Sula

“Mos e kërko gabimin te shoku, prindërit apo dikush tjetër, kërkoje së pari tek vetja jote.”

Kadri Morina

“E bukura e jetës është tek vështirësitë. Mjafton që ta duash atë që do të bësh. Asgjë nuk arrihet duke ndenjur në paqe, duke mos provuar gjëra të reja, duke mos lexuar. Kjo është jeta.”

Antonela Hako

“Në momentin që keni një ide, bëni diçka për ta çuar përpara atë. Stop thinking about it, start doing it.”

Rafaela Rica

“Në kompaninë time ka njerëz shumë më të zgjuar se unë, por ndryshimi është se unë kam më shumë vullnet se ata.”

Armir Harris

“Duhet të investoni në stafin që keni, ai është aseti më i madh brenda një sipërmarrjeje. Njerëzit e harrojnë dhe e vendosin këtë aset të fundit. Punonjësit janë si një brand për biznesin tuaj. Investoni në këta njerëz.”

Jose Pinto

“Lideri në çdo kompani ka vizion, vizioni është “fotografia” e së ardhmes që shihet në të tashmen.”

Hetem Ramadani

“Mos e lër veten të mendosh se mund të kishe bërë më mirë!”

Ketan Makwana

“Jeta është 50% fat e 50% punë. Unë kam bërë zgjedhje të mira, çelësi është të dish ku të trokasësh.”

Alketa Vejsiu

“Nëse dashuron vërtet diçka, ekziston dëshira dhe ëndrra për ta realizuar atë nuk të nevojitet një kapital i madh për të nisur një startup.”

Miranda Ademi

/BusinessMagAl

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0