Këshilla që duhet të ndiqni kur doni të punësoni dikë - Business Magazine Albania

Këshilla që duhet të ndiqni kur doni të punësoni dikë


Nuk ka vend për dyshime në procesin e punësimit.

Kjo është një këshillë që Luis von Ahn, CEO dhe themelues i aplikacionit për mësimin e gjuhëve të huaja Duolingo, ndjek.

Ai takohet me çdo person të intervistuar në kompaninë e tij, e cila aktualisht ka të punësuar rreth 70 vetë. “Këshilla më e mirë e punësimit që kam marrë është: Kur keni dyshime për dikë, mos e punësoni atë,” – thotë ai – Është shumë e zakonshme që ne të jemi në dyshim,” vazhdon von Ahn, i cili shpjegon pse ekipi i Duolingo mbetet kaq i pakët.

Von Ahn tregon se vlera e këshillave bëhet akoma më e qartë sa herë që nuk merret parasysh. “Herë pas here ne nuk e ndjekim atë, sepse mendojmë se kemi nevojë që ai pozicion të zihet”, thotë ai. “Ne kemi kërkuar për këtë pozicion të veçantë për muaj me radhë. Ne e dimë që personi që po intervistojmë nuk na e mbush mendjen por kemi nevojë që ai pozicion të plotësohet. Çdo herë që ne i jemi nënshtruar kësaj, ka qenë një gabim.”

Punësimi i një përshtatjeje të keqe është pothuajse gjithmonë një gabim i kushtueshëm dhe harxhim kohe për çdo kompani. Një studim i Shoqatës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore zbuloi se 41% e menaxherëve të punësimit vlerësojnë se punësimi i personit të gabuar i kushton kompanisë mijëra dollarë.

“Ju shpenzoni gjithë këto përpjekje në biznesin tuaj dhe pastaj disa muaj më vonë gjërat nuk funksionojnë,” thotë von Ahn. “Dhe gjërat zakonisht nuk funksionojnë kur ju e dinit se ishte një problem. Ju e dinit se ndoshta ata do të ishin paksa të ngadaltë dhe në fund ju rezulton se ishin vërtetë shumë të ngadaltë. Ose ndoshta ata duken se nuk janë shumë të sjellshëm dhe në fund rezulton se ata vërtet nuk janë të sjellshëm.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0