Këshilla për reduktimin e stresit - Business Magazine Albania

Këshilla për reduktimin e stresit


Përballja me stresin është diçka që pothuajse të gjithë ne duhet të kalojmë. Stresi nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Ndonjëherë mund t’ju ndihmojë të bëni veprimet e duhura. Megjithatë, në këtë artikull, BusinessMag do flasë për llojin e keq të stresit. Ai që ju jep dhimbje koke dhe ju shkakton shqetësime, si dhe do t’ju tregojë disa këshilla për t’ju ndihmuar të reduktoni stresin.

Pra, çfarë shkakton stres? Mund të jetë, për shembull, kërkesë shumë e madhe në vendin e punës. Ballafaqimi me stresin në punë mund t’ju shkaktojë që të ngadalësoni ritmet e punës. Jo vetëm kaq, ai mund t’ju ndjekë në shtëpi dhe t”ju shkaktojë probleme me familjarët tuaj. Meqë stresi mund të shkaktojë si dëmtime mendore ashtu edhe fizike, është në interesin tuaj që të mësoni se si të merreni me të.

Një mënyrë është të pyesni veten, “Çfarë mund të bëj në këtë çast për ta bërë këtë situatë më të mirë?” Disa njerëz stresohen kur ngelin në trafik. Kjo mund të zgjidhet duke kuptuar se nuk ka asgjë në dorën tuaj që ta bëjë situatën më mirë. Stresi në këtë rast nuk do t’ju ndihmojë, kështu që pse duhet të stresoheni?

Lexoni: Sipas shkencës, njerëzit të cilët hanë më shumë çokollata janë më pak të stresuar

Po për stresin në vendin e punës? Përderisa jeni duke bërë gjithçka që mundeni brenda limiteve tuaja, pse stresoheni për ndonjë gjë tjetër? Shumica e njerëzve stresohen për gjërat që ata nuk kanë nën kontroll. Kur fokusoheni vetëm në gjërat që mund të ndryshoni, do të keni shumë më pak gjëra në mendjen tuaj. Kur ju keni shumë më pak gjëra në mendjen tuaj, do të keni shumë më pak stres.

Ka shumë mënyra të tjera të menaxhimit të stresit duke bërë joga, meditim, stërvitje. Shmangni kafeinën, alkolin dhe nikotinën. Mundohuni të flini më shumë, provoni teknika relaksimi si dhe mund të flisni me dikë, të cilit i besoni për problemet tuaja.

Nëse keni stres në vendin e punës ose në shtëpi, mbani mend se nuk ka asnjë vlerë të stresoheni për gjërat, që nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar. Fokusohuni vetëm tek ato që mund të ndryshoni dhe do të mund të shmangni stresin e pakuptimtë.

Mos u ankoni gjatë gjithë kohës se sa stres keni. Por, merrini gjërat me qetësi dhe zgjidhini me radhë. Çdo gjë do të rregullohet. Ndoshta jo brenda ditës, por duhet të dini se çdo gjë shkon në vendin e vet.

burimi: motivationalwellbeing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0