Kategoritë përfituese nga heqja e kamatëvonesave për energjinë

Kategoritë përfituese nga heqja e kamatëvonesave për energjinë


Qeveria ka vendosur heqjen e kamatëvonesave për faturat e pashlyera të energjisë elektrike ndër vite për familjet me ndihmë ekonomike.

Vendimi është bërë publik nga vetë kryeministri Edi Rama, në një dalje publike pas mbledhjes së qeverisë.

Nga kjo skemë lehtësimi përfitojnë 25 051 familje, të cilave u falen kamatëvonesat. Bëhet fjalë për ato familje që janë përfituese të ndihmës ekonomike dhe që kanë respektuar aktmarrëveshjen me OSHEE-në, për shlyerjen e kamatëvonesës me këste mujore prej 1 mijë lekësh në muaj.

Rama tha se ky vendim vjen pas rezultateve shumë të mira që ka sjellë reforma në energji. “Duke u nisur nga fakti se reforma në energji falë mbështetjes popullore që ka marrë po jep rezultate shumë të mira, është vendosur që këtyre konsumatorëve barra e kamatëvonesave t’u hiqet përfundimisht përkundrejt një pagese në një herë të vetme prej 10 lekësh të reja, ose 100 lekë të vjetra. Mjafton që të paguajnë 100 lekë të vjetra dhe fshihet nga sistemi gjithë barra e kamatëvonesës”, tha Rama.

Shlyerja e kamatëvonesave nga sistemi bëhet me një kusht të vetëm: Pagesën simbolike prej 10 lekësh të reja dhe përditësimin e të dhënave të kontratës. Abonentët kanë afat deri në 31 janar të vitit 2016 për të përfituar nga kjo skemë lehtësimi.

Ndërsa në lidhje me konsumatorët që nuk kanë respektuar këto aktmarrëveshje, Rama tha se do t’u jepet mundësia që deri në 30 qershor të ndjekin shembullin e përfituesve të sotëm. Bëhet fjalë për rreth 7 mijë familje, të cilat e gëzojnë statusin e familjeve në nevojë, por nuk kanë lidhur aktmarrëveshjet lehtësuese me OSHEE-në. Për këto familje propozohet opsioni i lidhjes së një marrëveshjeje të re me një këst mujor prej 1200 lekësh për detyrimet e prapambetura plus konsumin mujor.

“Atyre do t’u jepet mundësi e re nga OSHEE-ja që të hyjnë në një marrëveshje të re, sigurisht jo me të njëjtin këst mujor, por me një këst mujor të detyrimeve të prapambetura prej 1200 lekësh, dhe për të gjithë ata që do të zbatojnë rregullisht aktmarrëveshjen e re, siç bënë përfituesit e sotëm në fund të vitit të ardhshëm do t’u krijohet mundësia e fshirjes së kamatëvonesave, me 20 lekë të reja”, bëri të ditur Rama.

Skema në fjalë lehtëson edhe një kategori biznesesh. Rreth 4097 subjekte që i përkasin biznesit të vogël, të cilat kanë respektuar aktmarrëveshjet, do të përfitojnë fshirjen e kamatëvonesave kundrejt pagesës simbolike prej 100 lekësh të reja.

“Do të thotë që me një pagesë 1 mijë lekë të vjetra fshihet gjithë shuma e kamatëvonesës. Këto biznese përfitojnë 2.9 milionë dollarë dhe vlera mesatare për çdo subjekt llogaritet në 700 945 lekë të vjetra. 2314 subjekte të tjera të kategorisë biznes që kanë detyrim të prapambetur më të vogël se 50 mijë lekë të vjetra dhe kamatë vonesë më të lartë se 50 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë nga reduktimi i kamatëvonesës në një masë prej 1 mijë lekë të reja”, tha Rama.

/Shekulli/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0