Kanë mbetur vetëm 3 ditë që të përfitoni nga oferta për KONVENTËN e I-rë për Menaxherët e Shitjes - Business Magazine Albania

Kanë mbetur vetëm 3 ditë që të përfitoni nga oferta për KONVENTËN e I-rë për Menaxherët e Shitjes


Për herë të parë në Kosovë organizohet Konventa për menaxherët e shitjes me temën “SI TË BËJMË SHITJE INTELIGJENTE”, që do të mbahet më 9 Nëntor, në Hotel International, Prishtinë.

Ky është një nga eventet më ekskluzivë të këtij viti. Aplikoni deri më 25 Tetor dhe përfitoni nga zbritja 40% e çmimit të rregullt. Aplikimi është i hapur për të gjithë.

Investoni në avancimin tuaj profesional duke u bërë pjesë e Konventës së I-rë të Shitjes. Mësoni si të bëni shitje inteligjente dhe përfitoni nga përvoja e ekspertëve të huaj dhe atyre vendorë.

Lexoni: Konventa e I-rë e Menaxherëve të Shitjes: “Mësoni si të bëni shitje inteligjente”

Përfitoni nga oferta e limituar prej 89 euro dhe rezervoni vendin deri më datën 25 tetor. (Për kompani me më shumë pjesëmarrës, ka mundësi për zbritje)

APLIKONI TANI

Për rezervime, pyetje apo informacione plotësuese kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo përmes numrit të telefonit +383 45 510 009.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0