Konventa e I-rë e Menaxherëve të Shitjes: "Mësoni si të bëni shitje inteligjente"

Konventa e I-rë e Menaxherëve të Shitjes: “Mësoni si të bëni shitje inteligjente”


Denis Gafuri Sales Training, organizon Konventën e I-rë të menaxherëve të shitjes me titull “E ardhmja është këtu, mësoni si të bëni shitje inteligjente” e cila do të mbahet në 9 nëntor 2018 në Hotel Internacional, Magjistralja Prishtinë – Shkup.

APLIKIMI ËSHTË ENDE I HAPUR!

Në këtë seminar do të ketë edhe folës nga Sllovenia, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia si dhe shumë ekspertë të suksesshëm vendorë. Denis Gafuri së bashku me folësit e ftuar do të ndajnë me ne eksperiencat e tyre, ku do të diskutojnë për qasjen drejt së ardhmes me shitje inteligjente si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.

Folësit e Konventës do të jenë:

* Denis Gafuri: CEO në smardonline.com dhe trajner i shitjes në shumë  kompani.

*Jordan Berginc PHD/Slloveni: Trajner dhe këshilltar ndërkombëtar.
*Nela Jolenska/Maqedoni : Konsulente strategjike për inteligjencën emocionale.
*Arben Avdylli/Kosove : Arben Avdyli CEO at “SCARDIAN J.S.C.” 
*Driton Nikci/ Germani: CEO “Top Industrie-montage GmbH” dhe “Plan-B.V. GmbH”.

Të ftuar në  panel:

*Bajram Fusha/Kosovë: Ceo i “Besa Consulting” dhe drejtor në “Klubine e bizneseve Sloveno Kosovare”.
*Arian Zeka/KosovëExecutive Director”AmCham Kosovo.S.C”.
*Melita Ymeraga/ Kosovë : Managing Partner at “Melita&Partners”
*Fisnik Deçani/ Kosovë: CEO e Alba Qeramika” & “FLUX”.

*Renato Civili /Shqipëri : Ekspert në fushën e marketingut, “Business Magazine Al”.  
*Lulzim Veliu/KosovëGjermani:  CEO në  “SmartHome Europe”

Ky organizim është shumë i nevojshëm për të gjithë: menaxherët, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, menaxherët e financave dhe profesionistët, menaxherët e financimit të financave, drejtorët ekzekutivë, shefi i marketingut, sigurimit shëndetësor, shitjet dhe menaxherët e shërbimit për klientë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive dhe udhëheqësit e ekipit.

Një trajnim i vetëm me më shumë se 10 profesionalist të shitjes. Mundësia më e mirë për të mësuar më shumë mbi shitjen dhe metodat e saj.

Për aplikimet deri në 10 Tetor shtator çmimi i pjesëmarrjes është 50 euro (ju kurseni 99 euro).  

Për aplikime prej datës 10 Tetor deri më 25 Tetor çmimi i pjesëmarrjes është 89 euro (ju kurseni 60 euro).

Për aplikime prej datës 26 Tetor e tutje çmimi i pjesëmarrjes është 149 euro.

*Në këtë çmim përfshihet pjesëmarrja ditore, dreka, kafet, materiali punues si dhe certifikimi në fund.

Për rezervime, pyetje apo informacione plotësuese kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo përmes numrit të telefonit +383 45 510 009 (orari 09:00 – 16:00). 

MOS HUMBISNI RASTIN TË JENI PJESË E EVENTIT MË TË MADH TË SHITJES NË VEND!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0