të startupeve, kontratave, punësimeve, diskutimeve dhe eventeve – dhe i Tech.eu – blog i teknologjisë që ju vjen në ndihmë për të kuptuar industrinë teknologjike në Europë nëpërmjet të dhënave, historikut, statistikave dhe intervistave. Para kësaj, Jon ka qenë Drejtor i Menaxhimit i Techstars në Londër, një akselerator startupesh i orientuar nga mentorshipi, i cili konsiderohet se është një nga akseleratorët më të mirë të startupeve në botë. Jon është i fokusuar në ndihmesën e startupeve në mënyrë që themeluesit e tyre të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Lumi: Para se gjithash, ju përgëzoj për prezantimin. A kemi ne në rajonin e Ballkanit Perëndimor potencial për startupe?
Jon Bradford: Absolutisht po. Ashtu siç e përshkrova, Sillicon Valley nuk është monopol i sipërmarrësve dhe njerëzve të zgjuar. Unë mendoj se sot më shumë se kurrë ka më shumë mundësi globale për çdo vend, se ç’ka pasur mё parё.
Gjithashtu mendoj se rritja ekonomike në rajon duhet të vijë prej sipërmarrësve dhe njerëzit e zgjuar dhe me ide duhet ta udhëheqin këtë proces.
Lumi: Neve na mungojnë modelet. Cila gjë mendoni ju se ka më shumë rëndësi në suksesin e një startupi?
Jon Bradford: Të ketë klientë. Vërtet tashmë ekzistojnë ‘angel investors’ apo ‘venture capital’ që te asistojnë me para, megjithatë në fund të ditës duhet tё kesh bёrё biznes, duhet të gjenerosh të ardhura.
Lumi: Sipas jush, kush mund të influencojë në zhvillimin e startupeve të rajonit?
Jon Bradford: Nuk ia kam idenë. Në fakt mendoj se është përgjegjësi e njerëzve të rajonit që kur bëhen të suksesshëm të kthehen dhe të riciklojnë paratë e tyre dhe njohuritë dhe të mbështesin mjedisin lokal.
Unë mendoj se ajo që duhet bërë është inkurajimi i atyre që kanë ikur për t’u kthyer sërish, edhe pse jo në mënyrë të përhershme, por që të ofrojnë mbështetje dhe para.
Lumi: A keni ndonjë sugjerim për audiencën e Business Mag Albania nëpërmjet kamerës sonë?
Jon Bradford: Sugjerimi im është që sipërmarrësit shqiptarë të merren me sa më shumë startupe. Dhe pres ftesën tuaj për të ardhur dhe për t’ju takuar në Shqipëri.
Lumi: Shumë falemnderit Z. Bradford!
/Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.