Ish-ekzekutivi i NBCUniversal Joe Benarroch nga sot do t’i bashkohet Twitter, në një rol të fokusuar në operacionet e biznesit. Kjo u bë e ditur nga vetë ai për Reuters.
Benarroch përmes një email-i bëri të ditur se ai mezi priste të punonte me ekipin e kompanisë për të “ndërtuar së bashku Twitter 2.0”.
“Mirë se erdhe në tufë, @benarroch_joe! Nga një zog te tjetri,” shkroi në Twitter shefja ekzekutive e Twitter Linda Yaccarino, e cila u emërua në maj. Ajo nuk përmendi pozicionin që do të marrë Benarrocn.
Në NBCUniversal, Benarroch ishte mbikëqyrës i strategjisë së komunikimit për divizionin e Reklamimit dhe Partneriteteve, duke raportuar te Yaccarino, e cila ishte shefe e reklamave atje përpara se ajo t’i bashkohej Twitter-it.
Benarroch po emërohet pas largimit të një numri drejtuesish, largime këto të cilat shtuan edhe më shumë sfida për Yaccarino-n
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.