Jo më certefikata nga Zyrat e Gjendjes Civile, do të ofrohen nga institucionet shtetërore

Jo më certefikata nga Zyrat e Gjendjes Civile, do të ofrohen nga institucionet shtetërore


Tashmë, asnjë certefikatë nuk merret nga Zyrat e Gjendjes Civile, pasi ato ofrohen nga institucionet shtetërore në formë elektronike, duke eleminuar radhët dhe vuajtjet për qytetarët dhe duke i dhuruar qytetarëve kohë të vyer.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, në kuadër të procesit të deregulimit, zhvilluan një takim me përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në Prefektura dhe Nënprefektura.

Lexoni: Një gamë e re e-shërbimesh nga Ministria e Zhvillimit Urban, tashmë në portalin e-Albania!

Voda dhe Drejtori Doracaj kanë përcjellë porosinë e prerë që zyrat e gjendjes civile të mos lëshojnë asnjë certefikatë personale apo familjare, pasi institucionet shtetërore kanë detyrimin t’i lëshojnë vetë këto dokumente.

Me iniciativën e Qeverisë shqiptare, veprimtaria e Drejtorisë së Përgjithshme e Gjendjes Civile, si dhe institucioneve të tjera shtetërore që ofrojnë shërbime është orientuar drejt shërbimit elektronik, nëpërmjet portalit unik E-albania, përfitues të të cilit janë institucionet shtetërore dhe vetë individët, personat fizikë të regjistruar si përdorues të këtij sistemi.

/ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0