“Jeto Green Coast”, eventi që mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së Real Estate - Business Magazine Albania

“Jeto Green Coast”, eventi që mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së Real Estate

Green Coast

Pas një investimi rekord prej 1 miliard eurosh në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me destinacionet botërore, Green Coast ka prezantuar risitë dhe vizionin e së ardhmes përmes një eventi ekskluziv, që mblodhi bashkë partnerë të real estate nga vendi e bota. Ky event i dedikuar biznesit ofroi një mundësi unike për të eksploruar potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve dhe të ardhmen e turizmit në bregdetin shqiptar.

Green Coast

Gjatë eventit, CEO i Balfin Real Estate, Znj. Ledia Telhai, theksoi se Green Coast është projekti me ndikimin më të madh në Shqipëri.Jemi krenarë që Green Coast ka transformuar dhe do të vijojë të transformojë një zonë tërheqëse të Shqipërisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. Ky projekt vjen i integruar në një ekosistem të plotë infrastrukture. Investimet si tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë projekte që lehtësojnë qasjen e turistëve dhe investitorëve në këtë zonë, duke rritur ndjeshëm aksesueshmërinë. Kjo infrastrukturë moderne është thelbësore për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm turistik, duke e vendosur Shqipërinë në një linjë të barabartë me destinacionet më të famshme të Mesdheut.”

Për një eksperiencë të plotë të jetës në Green Coast, të ftuarit vizituan pikat kyçe të projektit. Duke nisur nga zyra e shitjeve të Green Coast, e hapur së fundmi në Galeria by TEG, pjesëmarrësit u shoqëruan nga përfaqësues të projektit drejt qendrës së parë lifestyle në bregdetin shqiptar, La Vista, për t’u drejtuar më pas në shëtitoren buzë detit e për t’u njohur me historinë e pasur dhe mundësitë e shumta të investimit. Vizita vijoi me prezantimin e vilave më ekskluzive të fazës së parë, tashmë të përfunduar e të shitur, duke nxjerrë kështu në pah potencialin e projektit në fazën e tij të dytë, ku përfshihen vila të tipologjive të shumta e të larmishme, për t’iu përshtatur kërkesave të tregut.

Green Coast

Partnerë e bashkëpunëtorë në biznes u njohën me faktorët që kanë tërhequr interesin e investitorëve dhe blerësve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Zvicra, Italia, Franca dhe shtete të tjera të zhvilluara, duke e bërë Green Coast një nga projektet më të rëndësishme të Shqipërisë. 

Gjithashtu, Green Coast u shpalos përpara të ftuarve si një destinacion i mirëfilltë bregdetar dhe si një mënyrë e re jetese. Përmes një mbrëmjeje që solli copëza eksperiencash të ndërthurura me performanca artistike, muzikë, kulturë dhe traditë, Green Coast tregoi se është një vend ku ka jetë, gjallëri dhe aktivitete, një eksperiencë e plotë e jetesës mesdhetare.

Artikulli i publikua më parë në numrin 36 të revistës Businessmag. Abonohu Këtu!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0