Jennifer Lopez është shembull për gratë që duan t'i investojnë paratë e tyre

Jennifer Lopez është shembull për gratë që duan t’i investojnë paratë e tyre


Investimi është një nga mënyrat më të mira për të fituar para. Por mund të jetë një biznes me rrezik.

Studimet tregojnë se burrat janë shumë më të gatshëm të merren me investime. Kur bëhet fjalë për para, burrat rrezikojnë më shumë se gratë, dhe kanë fituar reputacionin si guximtarë financiarë.

Gratë, nga ana tjetër, janë më të prirura ta luajnë lojën të sigurta, duke krijuar një hendek të investimeve gjinore.

Por ka edhe gra, të cilat janë të gatshme të ndërmarrin rrezikun e duhur. Njëra prej tyre është Jennifer Lopez.

Lopez fitoi 47 milionë dollarë vetëm në vitin 2018 me të ardhurat nga albumet e saj, nga aktrimi dhe rezidenca e saj në Las Vegas. Tani ajo po shton një rrjedhë tjetër të të ardhurave përmes investimeve.

Për gratë që dëshirojnë të provojnë botën e investimeve, ka shumë për të mësuar nga Jeniffer Lopez, edhe nëse nuk keni kapitalin e saj:

  • Investoni në fusha të ndryshme. Investimet e Lopez përfshijnë pasuritë e patundshme deri tek fusha e fintech.
  • Investoni në bizneset në të cilat keni besim.
  • Përqendrohuni në bizneset ku ka kapacitet.

Më e rëndësishmja është të filloni, sepse çdo investim mbart ndonjë rrezik të humbjes financiare.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0