Jeff Bezos sapo ka shitur 990 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/08/2019

Jeff Bezos sapo ka shitur 990 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij

Share
nga Eridon Elshani
Gus 06, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos shiti mbi 530,000 aksione të Amazon në dy ditët e para të gushtit për 990 milionë dollarë. Pas taksave, ai do të përfitojë rreth 750 milionë dollarë nga shitjet.

Si njeriu më i pasur në botë, Bezos tani ka një pasuri prej 110.1 miliardë dollarëve, duke përfshirë edhe çmimin e shitjes së aksioneve të Amazon.

Një zëdhënës për Amazon nuk ka komentuar qëllimin e shitjes së aksioneve të Bezos. Teoria kryesore është se ai po e bën këtë për të financuar Blue Origin, një kompani eksploruese hapësinore që Bezos e themeloi në Shtator të vitit 2000. Bezos u tha gazetarëve në një konferencë për eksplorimin e hapësirës në vitin 2017 se po financonte Blue Origin duke shitur disa prej aksioneve të tij të Amazon.

Sipas dokumenteve të paraqitura të Hënën pasdite në Komisionin e Sigurimeve dhe Këmbimeve, njeriu më i pasur në botë shiti mbi 530,000 aksione të Amazon kur çmimi i aksioneve ishte rreth 1900 dollarë për aksion.

Forbes