Jeff Bezos dhuron nje pjesë të madhe të aksioneve të Amazon për bamirësi! - Business Magazine Albania

Jeff Bezos dhuron nje pjesë të madhe të aksioneve të Amazon për bamirësi!

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos transferoi 174 milionë dollarë aksione të Amazon tek organizatat jofitimprurëse, donacioni i tij më i madh përmes aksioneve të Amazon këtë vit.Sipas një dosjeje të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, Bezos dha 1.9 milionë aksione të Amazon  organizatave bamirëse. Bezos nuk i kërkohet të zbulojë marrësit e dhuratave të aksioneve të tij, kështu që është e paqartë se cilat grupe i kanë marrë ato aksione. Një zëdhënës i Bezos nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Forbes.


Bezos është personi i katërt më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet rreth 112.6 miliardë dollarë. Pjesën më të madhe të filantropisë së tij Bezos e bën me aksionet e Amazon, të cilat organizatat jofitimprurëse mund t’i shesin në çdo kohë pa paguar taksa mbi fitimet kapitale.
Që nga dorëheqja si CEO i Amazon vitin e kaluar, Bezos ka rritur dhurimet e tij për bamirësi. Ai pranoi një çmim filantropie në Vatikan muajin e kaluar dhe bëri donacione mbresëlënëse vitin e kaluar për Muzeun Ajror dhe Hapësinor Smithsonian (një premtim prej 200 milionë dollarësh për katër vjet) dhe për Fondacionin Obama (një donacion prej 100 milionë dollarësh).

Megjithatë, përpjekja e tij më e madhe filantropike është Fondi Bezos Earth, një angazhim prej 10 miliardë dollarësh gjatë dhjetë viteve për të luftuar ndryshimin e klimës. Është e mundur që aksionet që ai i ka dhuruar këtë vit janë pjesë e atij fondi, i cili ka shpërndarë 1.54 miliardë dollarë grante që kur kur është krijuar në vitin 2020, sipas faqes së tij të internetit.

Megjithatë, Bezos nuk është një filantrop i shquar nëse u referohemi shifrave. Sipas vlerësimeve të Forbes, Bezos ka dhënë 2.4 miliardë dollarë për bamirësi gjatë jetës së tij, e cila arrin në më pak se 5% të pasurisë së tij. Forbes nuk ka përllogaritur premtimet për donacionet e ardhshme, duke përfshirë pjesën e angazhimit prej 10 miliardë dollarësh të Fondit Bezos Earth që ende nuk është dhuruar. Forbes gjithashtu nuk i numëron dhuratat e aksioneve ku është e paqartë se cilat organizata jofitimprurëse e kanë marrë atë – si donacioni që ai bëri javën e kaluar.
Kjo shumë bëhet akoma më e paperfillshme po të krahasohet, me shumën që jep për bamirësi MacKenzie Scott, ish-gruaja e Bezos. Ajo po jep një pjesë të madhe të pasurisë që mori nga divorci i çiftit në vitin 2019. Në pak më shumë se dy vjet, Scott ka dhuruar 12.8 miliardë dollarë për më shumë se 1200 organizata jofitimprurëse – 10.2 miliardë dollarë më shumë se Bezos. forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0