Je startup apo inkubator? Tani mund të aplikoni për grante - Business Magazine Albania

Je startup apo inkubator? Tani mund të aplikoni për grante

startup

Hapet thirrja për financimin me grante të startupeve dhe inkubatorëve nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen

Pas miratimit të ligjit për startup-et, ka nisur faza e aplikimieve dhe financimit të tyre. Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen ka bërë të ditur se grantet do të jenë të hapura për të gjithë aplikantët që regjistrojnë startupin apo inkubatorin e tyre në platformën e e-Albania.

HAPAT PËR TË QËNË EDHE TI NJË FITUES I MUNDSHËM I NJË GRANTI – STARTUP APO LEHTËSUESI janë:

Pasaporta e Startup-it / Start-up Passport, me link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Pasaporta e lehtësuesit / Facilitator’s passport, me link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Lexo: Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri “takohet online”

Faza e Aplikimit: 16 Maj – 5 Qershor 2022

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0