Për dy ditë, AllWeb Workshop mblodhi së bashku jo vetëm entuziastët e botës së marketingut, por edhe CEO, eskpertë marketingu dhe të rrjeteve sociale, menaxherë, dhe punonjës të departamenteve të ndryshme të kompanive për të diskutuar mbi strategjitë e Linkedin, Instagram dhe TikTok, me eskpertët Jasmin Alic dhe Kirsten Jassies.
Ashtu siç ishte parashikuar, workshop-i nisi me ekspertin e Linkedin Jasmin Alić, i cili e ndau seminarin e tij në dy sesione të ndryshme. Në sesionin e parë Jasmin, foli rreth gjenerimit tërheqës dhe konstant të përmbajtjes dhe shpjegoi për audiencën rëndësinë e “hooks” apo karremit që do përdorësh për postimin tënd. Ja 3 hapa që Jasmin sugjeroi për audiencën, se si të shkruajnë një hook të duhur për Linkedin:
1.Si një përmbledhje të shkurtër se për çfarë bëhet fjalë në postim
-shkruani një përmbledhje të shpejtë ose një mesazh kryesor nga postimi. psh: ky veprim më bëri 10 mijë euro në javë.
2. Si një thënie: çfarë është duke menduar konsumatori im?
3, Si një thënie për ta vendosur në bluzën tuaj- çfarë mund të ishte diçka që do ta vishja?
Lexo edhe:Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes
Mesazhet kryesore të Jasmin:
-Shkruaj mirë, shit mirë.
-Të shkruanit është aftësia nr#1 që çdokush duhet të mësojë.
-Hook=Premtim, i cili është 90% e një pune të mirë.
-Një postim që është i mirë, nuk është domosdoshmërisht unik.
-Njerëzit vijnëpër përmbajtjen tuaj, por qëndrojnë për ju.
-Nuk ka rëndësi numri, por cilësia e postimeve.
-Vëmendja nuk ka kuptim pa përmbajtjen.
Kirsten Jassies
Kirsten, nga ana tjetër foli për sekretet e suksesit të Instgram dhe TikTok , duke u përqëndruar tek rëndësia që kanë videot me format të shkurtër. Gjatë gjithë kohës Kirsten e angazhoi audiencën me mini detyra në mënyrë që teorinë ta kthenin direkt në praktikë që në ato momente.
Pse video me format të shkurtër?
– SEO (përgjigje në pyetjet si: si mund të krijoj / bëj / gjej / Çfarë do të thotë… A mundem?
– Gjetje e një grupi të ri të synuar
– Gjetja e grupit të synuar të angazhuar më të rinj
– Informoni / frymëzoni
– Lidhja me grupin/komunitetin tuaj të synuar
– Ndërgjegjësimi i markës
– Rekrutimi i stafit
– Gjeneroni shitje
A mund t’i matni këto synime? Bëjini ato të zgjuara.
Siç kishte premtuar, Kirsten tregoi edhe formulën e videove me format të shkurtër:
1 .Hook: Bëjini njerëzit kuriozë, në mënyrë të thjeshtë dhe pa shumë kaos.
2.Mesazhi kyç që ju intereson të përçoni tek audienca.
3. Vibe/ Ndjesia: Emocioni ose ndjesia që doni të përçoni me mesazhin tuaj.
4.Personalizimi i videos.
5.Suspanca: Çfarë do ta mbajë audiencën tuaj deri në fund të videos.
6.Ritmi dhe vizualet: mbani audiencën të kënaqur dhe të mbërthyer deri në fund të videos suaj.
Përveç formulës së mësipërme, Kirsten shpjegoi edhe formatin e shtyllës së përmbajtjes:
- Formë fikse
- Hyrje fikse:audio dhe person+ kopertina
- Ditë dhe orë fikse për postimet
- Përmbajtje e ndryshme gjithmonë.
Në fund Kirsten dha edhe disa këshilla se si mund të rritemi në rrjetet sociale duke përdorur formatin e videove të shkurtra:
1.Profili: Gjeni tregun tuaj, 1 temë, një audiencë, 1 stil
2.Përmbajtja: Qëndro në një linjë me trendet, përdor video dhe formate trende të videove në mediat sociale,
3. Inspiro të tjerët
4.Tregoje veten , bëj që të dëgjohesh dhe të kesh autoritet
5.Lejoje edhe AI të të ndihmojë me përmbajtje më të shpejtë ose më të mirë
6.Sa më shpesh poston, aq më të vështirë do ta kesh të rritesh
7.Njihu me ndjekësit e tu, përgjigju komenteve të tyre edhe me video ndonjëherë, ji më social.
8.Videon niseni me një fjali shumë tërheqëse,sepse 5-6 sekondat e para tërheqin.
9.Mos bëj video të gjata , bëj video të shkurtra dhe me formate virale.
10.Mbaj suspancën deri në fund dhe vlerëso audiencën.
Mesazhi kryesor që jep Kirsten: Çdokush ka një histori për të treguar, bëje atë të vlefshme edhe për të tjerët.
AllWeb Workshop u mbyll duke lënë një ndikim të thellë tek pjesëmarrësit, duke i pajisur ata jo vetëm me njohuri të reja, por edhe me perspektiva të reja për të naviguar në botën e marketingut dhe medias sociale. Me theksin e vendosur në rëndësinë e përmbajtjes autentike, angazhimit të audiencës dhe përdorimit të teknologjisë si ChatGPT, ky event shërbeu si një urë ndërmjet teorisë dhe praktikës. Jasmin Alić dhe Kirsten Jassies jo vetëm që ndanë ekspertizën e tyre, por edhe frymëzuan pjesëmarrësit të përqafonin ndryshimin dhe të eksperimentonin me strategji të reja. Mësimi kryesor që doli nga kjo përvojë është se në botën dinamike të marketingut dhe komunikimit digjital, të qenurit proaktiv, origjinal dhe i përgjegjshëm ndaj audiencës janë çelësat për të ndërtuar një prani të suksesshme dhe të qëndrueshme në rrjetet sociale.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.