Japonia vendos të krijojë kriptomonedhën e saj të quajtur J-Coin

Japonia vendos të krijojë kriptomonedhën e saj të quajtur J-Coin


Bankat japoneze po kërkojnë të prodhojnë monedhat e tyre dixhitale të quajtur J-Coin për të larguar konsumatorët jashtë parave cash.

Mizuho Financial Group është një nga institucionet që po kryesojnë këtë lëvizje.

Zëdhënës të bankës thanë se projekti është në fazat e hershme dhe kanë shumë takime studimore janë zhvilluar me institucione të tjera.

Lexoni: Cilat janë monedhat dixhitale më të përdorura?

Financial Times njoftoi të Martën se një konsorcium bankash ishin përfshirë Bankën Japoneze të Postës dhe se J-Coin do të lançohet në kohë për Olimpiadën Tokio 2020. Zëdhënësi i Mizuhos nuk pranoi të komentojë mbi përfshirjen e bankave të tjera ose afatin kohor.

Megjithatë, zëdhënësi tha se ende nuk ka pasur ndonjë miratim nga rregullatorët dhe nuk ka dhënë më shumë detaje mbi planet për monedhën dixhitale.

“Kjo do të jetë e lidhur me jenin japonez dhe shpresohet të përdoret për të bërë pagesa dhe transferime nëpërmjet një aplikacioni mobile,” tha banka.

Mizuho ka qenë duke eksploruar hapësirën dixhitale të monedhës gjatë muajve të fundit. Ajo ka patur një interes të veçantë në teknologjinë blockchain që mbështet kriptomonedhat aktualisht në treg. Blockchain është një sistem i shpërndarë që premton të revolucionojë shumë procese në institucione të mëdha financiare, siç janë transfertat e parave dhe financat tregtare.

Lexoni: A po shkojnë bankat drejt parasë dixhitale?

Qeveria japoneze gjithashtu ka qenë e hapur ndaj idesë së monedhave dixhitale. Më parë gjatë këtij viti, bitcoin u legalizua si një metodë e ligjshme e pagesës në Japoni dhe shitësit e mëdhenj filluan të pranonin kriptomonedhën. Por para cash përdoren ende në Japoni, J-Coin mund të jetë një mënyrë për të larguar shoqërinë japoneze jashtë parave.

burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0