Ja si këta CEO të suksesshëm menaxhojnë ekipin e tyre - Business Magazine Albania

Ja si këta CEO të suksesshëm menaxhojnë ekipin e tyre


Burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme brenda një kompanie apo organizate, por gjithashtu një nga elementët më të vëshitrë për t’u gjetur dhe menaxhuar. Në këtë artikull BusinessMag ju sjell mënyrën se si këta 5 CEO të suksesshëm kanë gjetur për të ndërtuar kulturën brenda ekipit dhe kompanisë së tyre.

Lexoni: 5 gjëra që ju ulin produktivitetin

Michael Kurland

Themelues dhe CEO, Branded Group (ndërtim)

“Ne organizojmë vazhdimisht aktivitete vullnetare, vitin e kaluar kemi kaluar 250 orë në ‘Habitat for Humanity’. Gjithashtu nuk ka shumë kohë që bëmë natën tonë të parë të familjes – lojëra dhe sanduiçe – dhe u takuam me familjet e njëri-tjetrit. Ishte një gjë e këndshme.”

Josh Melick

Bashkë-themelues dhe CEO, Broadly (software)

“Kur ju bëni diçka përgjysëm, duket sikur është e sforcuar. Trajtojini çështjet sociale po me aq kujdes sa kompaninë tuaj. Ju mund të shpenzoni mijëra dollarë në orë për pagën e punonjësve, kështu që një faturë 200$ për pica nuk është ndonjë shpenzim i madh. Të gjithë ndihen keq në një event të ngrysur. Kjo po që është humbje e parave”.

Relina DeDios-Shirley

Bashkë-themeluese dhe CEO, Hidelt Mounts (Produkte dhe shërbime konsumi)

“Krijimi i kulturës së ekipit vjen nga fakti që ata duhet ta shohim njëri-tjetrin si njerëz. Më pëlqen të mblidhemi rreth ushqimit, kështu që një herë në muaj porosisim të hamë si ekip. Kemi bërë edhe aktivitete të tjera të ndryshme, por më pëlqen të bisedoj rreth tryezës”.

Heather Blease

Themeluese dhe CEO, SaviLinx (Produkte dhe shërbime biznesi)

“Ekipi ynë udhëton shumë dhe në vend që të përdorim hotele, vendosim të qëndrojnë së bashku në ambiente që gjejmë në Airbnb. Ne kemi përfunduar duke shkuar në shumë vende. Bëjmë pazar së bashku, ulemi rreth një zjarri, apo shikojmë ndonjë ndeshje futbolli”.

Lexoni: Si mund të rrisni produktivitetin dhe përqëndrimin në punë?

Ted Baker

Bashkë-themelues dhe CEO, Qalo (produkte dhe shërbime konsumi)

“Ne ndërtojmë një ekip që të jetë sa më aktiv, sidomos jashtë punëve të zyrës. Madje kemi organizuar një olimpiadë mes departamenteve dhe të gjithë anëtarët e ekipit ishin pjesë e garës. Gjëra të tillë nxjerrin anën njerëzore dhe i bëjnë ata më të sigurt në punën e tyre”.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0