Ja si ka ndikuar rritja e çmimeve të produkteve në importet shqiptare nga Rusia - Business Magazine Albania

Ja si ka ndikuar rritja e çmimeve të produkteve në importet shqiptare nga Rusia

importet shqiptare

Vendi ynë importon nga Rusia sasi të konsiderueshme produktesh dhe në vlera të larta. Por, si kanë ecur importet ndër vite. Sipas analizës së shifrave të INSTAT që nga viti 2017 dhe në vijim dhe vihet re se sasitë e importuara kanë ardhur në rritje deri në 2020-ën, regjistruar në shifrën më të lartë prej 4382 ton dhe më pas kanë rënë gjatë vitit që lam pas në 3681 ton.

Por, nga ana tjetër, kjo rënie në sasi nuk është reflektuar në vlerë, për shkak të rritje së çmimeve me të cilat janë shitur këto produkte në vendin e origjinës. Ajo që vihet re është se në dy vitet e fundit që përkojnë edhe me pandeminë COVID 19, janë paguar më shumë para për produktet e importuara dhe 2021-shi regjistron edhe vlerën më të lartë prej 15 miliardë lekësh, pavarësisht se është importuar më pak në sasi që nga viti 2018.

Lexoni: “Lufta në Ukrainë do të godasë rritjen ekonomike në eurozonë”, thotë shefi i Bankës Qëndrore Evropiane

Peshën më të rëndësishme në listën e produkteve të importuara nga Rusia e mban grupi ushqim, pije dhe duhan; minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike; material ndërtimi dhe metale si dhe produkte kimike dhe plastike. Në fund të vitit që lamë pas në vend u rrit edhe çmimi i bukës dhe nënprodukteve të tjera të miellit për shkak se importuesit e blenë grurin me çmim më të shtrenjtë. Rusia është furnizuesi kryesor i Shqipërisë për grurin.

/scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0