Ja pse të gjithë duhet të shqetësohemi për teknologjinë e njohjes së fytyrës - Business Magazine Albania

Ja pse të gjithë duhet të shqetësohemi për teknologjinë e njohjes së fytyrës


Bota e teknologjisë lëviz më shpejt sesa ne e mendojmë.

Kjo me sa duket vlen edhe për teknologjinë e njohjes së fytyrës (facial recognition).

Disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë janë duke zhvilluar sisteme të avancuara të njohjes së fytyrës dhe duke ia shitur ato qeverive në mbarë botën, por publiku i gjerë nuk mund t’i kuptojë plotësisht të gjitha rreziqet që vijnë prej tyre.

Lexo: 9 Inovacionet që duken tmerruese thjeshtë kur i mendojmë

Eshtë shumë e mërzitshme

Njerëzit janë të pakënaqur rreth njohjes së fytyrës sepse në thelb është e pakëndshme. Rritja e mbikëqyrjes nga qeveria ka qenë një çështje e nxehtë për shumë vite.

Njohja e fytyrës është përdorur në gjyqet e policisë në Shtetet e Bashkuara për të skanuar fytyrat në hapësira publike dhe për t’i përshtatur ato me të dhënat e policisë. Kjo tingëllon si diçka që vetëm një qeveri e tmerrshme do ta bënte, por ja që po ndodh në jetën reale. Prandaj nuk është e vështirë të kuptohet pse njerëzit janë kundër kësaj teknologjie.

Mund të ndodhë pa miratimin tuaj

Një tjetër shqetësim është se teknologjia e njohjes së fytyrës po zhvillohet dhe përdoret potencialisht pa pëlqimin e popullit. Kjo nuk është diçka e re në teknologji; dihet që çdo të dhënë personale që jepni në rrjetet sociale nuk do të përdoret për qëllime fisnike.

Madje as nuk punon siç duhet

Një studim i ACLU në vitin 2018 zbuloi se softueri i Amazon për Njohjen e Fytyrës në mënyrë të gabuar bëri lidhjen e anëtarëve e Kongresit me kriminelë të burgosur.

Ndoshta teknologjia do të përmirësohet dhe të paktën një kompani, Microsoft, e ka pranuar se kjo teknologji ka probleme.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0