Lexoni: Kufjet AirPod i dhanë Apple fuqi gati monopoliste mbi përdoruesit
Reputacioni i keq i monopolit vjen kryesisht për shkak të shfrytëzimit të lidhjeve politike për të “hequr qafe” konkurencën në vend të të vepruarit si një sipërmarrje që krijon vlera dhe zgjidh probleme. Kjo rezulton në zhvatjen e pasurisë nga biznesmeni monopolist dhe politik. Por ndërtimi i një biznesi me të cilin asnjë sipërmarrës tjetër nuk mund të konkurojë, i bën mirë konsumatorëve, të cilët do të fitojnë më shumë nga sipërmarrësit e tjerë që hyjnë në tregjet e tjera, duke gjeneruar kthime më të mëdha në planin afatgjatë.
Këtu janë katër mënyra se si mund të shndërroni biznesin tuaj jo vetëm në një kryesues të tregut, por në një monopol të shëndetshëm.
- Krijoni vlera të pazëvendësueshme
Kjo mund të duket e qartë, por shumë sipërmarrës nuk arrijnë ta vendosin kënaqësinë e konsumatorit si qëllim kryesor të biznesit të tyre. Nëse krijoni më shumë vlerë për klientët tuaj sesa konkurentët tjerë – natyrisht që ju dilni fitues.
Lexoni: Si të ndryshosh një treg? 3 Njerëz mjaftojnë
- Ofroni zbritje
Nocioni që ju duhet të rrisni sa më shumë çmimin për produktet tuaja është një mit. Puna juaj si sipërmarrës është të gjeni një strukturë kostoje që ofron një fitim edhe nëse kërkoni një çmim relativisht të ulët.
- Prodhoni atë që konsumatorët nuk e dinë që e duan
Askush nuk e dinte që njerëzit donin një smartphone para se të ekzistonte një i tillë, ashtu si askush nuk e dinte se ata donin një automobil para se të ekzistonte një i tillë. Me fjalë të tjera, mos u përpiqni të prodhoni atë që klientët tuaj thonë se duan – prodhoni atë që mendoni se do të duan. Cilësia, siç thonë ata, do të tejkalojë pritshmëritë e një klienti. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke ofruar diçka inovative, pa të cilën ata nuk mund të jetojnë.
- Jini njeri parimor
Ekzistojnë dy mënyra për t’u bërë të suksesshëm: Ose bëhuni ju të mirë ose bëni të tjerët të duken më keq. Është e lehtë të joshesh për të përdorur mashtrimet dhe favoret për të mposhtur konkurentët, por kjo nuk është ajo çfarë sipërmarrja përfaqëson. Sipërmarrësit parimorë që ofrojnë vlera mbi gjithçka tjetër janë heronjtë e vërtetë të tregut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.