Ja përse Kim Kardashian po kritikohet për këshillat e saj drejtuar grave në biznes - Business Magazine Albania

Ja përse Kim Kardashian po kritikohet për këshillat e saj drejtuar grave në biznes

Kim Kardashian po merr kritika të shumta pasi dha disa këshilla “aspak të zakonta” për gratë në biznes në fillim të kësaj jave.

Në një intervistë me Variety, Kardashian u shpreh: “Ngrihuni dhe punoni. Sot duket sikur askush nuk dëshiron të punojë.”

Çuditërisht, kjo deklaratë ndezi një stuhi komentesh dhe reagimesh në mediat sociale, me përdoruesit në Twitter që kritikuan Kardashian për komentet e saj “të shurdhër”.

Aktorja Jameela Jamil postoi në Twitter: “Mendoj se nëse jeni rritur në Beverly Hills me prindër super të suksesshëm në atë që ishte thjesht një rezidencë më e vogël … askush nuk ka nevojë të dëgjojë mendimet tuaja për suksesin / etikën e punës”.

Jamil shtoi: “Mendësia se të gjithë kanë 24 orë në ditë është një makth. 99.9% e botës zhvillohet me një 24 orësh shumë të ndryshëm.”

Sipas Forbes, Kardashian thuhet se ka një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh. Pas suksesit të shfaqjes “Keeping Up With the Kardashians”, Kim dhe familja e saj, kanë grumbulluar pasuritë e tyre duke krijuar një perandori markash.

Lexo edhe: 6 gra që kanë ndryshuar fytyrën e lidershipit në banka dhe financa

Megjithatë, pavarësisht suksesit të personazheve të famshëm, një trajner karriere thekson se është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm kur u drejtohemi pikërisht personazheve publike për këshilla karriere, sepse vijnë nga një pozitë pasurie dhe privilegji të madh.

Kat Hutchings, trajnere lidershipi dhe karriere, tha për CNBC se, “të shohësh njerëzit, të cilët janë në kulmin e karrierës/suksesit të tyre ose që kanë famë në [Instagram] ose status të famshëm, mund të krijojë ndjesinë se ne nuk do ta arrijmë kurrë atë status.”

Sipas saj, kjo mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se për të arritur sukses, “duhet të jemi dikush tjetër dhe jo vetja jonë”.

Hutchings rekomandoi kërkimin e modeleve që janë dy deri në pesë vjet përpara në karrierën e tyre dhe që e kujtojnë mirë se si ishte në vendin tuaj: “Këshillat e tyre janë të dobishme, të rëndësishme dhe të zbatueshme”.

Lexo edhe: CEO i këtij startup-i miliona dollarësh ka 3 këshilla nëse doni të filloni biznesin tuaj

Ajo shtoi se njerëzit që i admirojmë në karrierën tonë duhet gjithashtu të na kujtojnë se “të kesh një vizion dhe aspiratë është e rëndësishme, por ajo që është më e rëndësishme është të bëjmë çdo ditë hapa të vegjël drejt asaj që duam”.

Hutchings shtoi se nevojitet që njerëzit të jenë sa më pak të shpërqëndruar nga magjepsja e dikujt që vepron në një kontekst krejtësisht të ndryshëm nga ne dhe të jenë në gjendje të filtrojnë ekspertizën dhe këshillat që na ndihmojnë të ecim përpara”.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0